Deri në orët e pasdites, kthjellime dhe vranësira dominojnë Jugun dhe zonat Qendrore ndërsa vranësira dhe shira të dobët do ketë në Veri. Pasditja fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht në mbrëmje e gjatë natës, shirat bëhen mesatarë edhe në zonat Qendrore dhe Jugore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 3-4°C në të dy ekstremumet termike ditore të cilat variojnë nga 6-24°C.
Era do fryjë mesatare por e fortë në zonat bregdetare, me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Europa
Vijon me rrebeshe shiu dhe stuhi ere Europa Jugore ku problematike situata paraqitet në gadishullin Iberik dhe Juglindje të Europës. Po ashtu, me reshje dëbore dhe stuhi të forta ere paraqiten zonat Qendrore të Europës. Ndërsa Veriu dhe pjesa më e madhe e Lindjes së kontinentit mbeten me kthjellime dhe vranësira.


