• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTËR E VËLLA VDIQEN NGA COVID-19/ “Nuk bën nëna mësuese të dytë”, Përrenjasi në zi: Jemi të shokuar
Home
Sociale

MOTËR E VËLLA VDIQEN NGA COVID-19/ “Nuk bën nëna mësuese të dytë”, Përrenjasi në zi: Jemi të shokuar

28 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Qyteti i Përrenjasit sot është në zi, pasi koronavirusi mori dy njerëz me kontribute. Vëlla e motër, Irena mësuese dhe Agron Bajlzoi efektiv policie ndërruan jetë brenda pak orëve si pasojë e virusit të rrezikshëm.

Në shkollën “Qybra Sokoli” ku jepte mësim Irena Bajlzoi ka pllakosur heshtja. Kolegët të tronditur, shprehen për gazetarin e Abc News Agim Blloshmi se akoma nuk e besojnë atë që ka ndodhur. “Nuk bën nëna mësuese të dytë si ajo” tha një kolege.

Ndërsa një tjetër u shpreh se ka mbetur i shokuar. “Në të vërtetë kemi mbetur të shokuar, pa fjalë, ishte një gjë që edhe tani mendoj se nuk është e vërtetë.

Shumë njerëz e mendojnë se covid nuk është i vërtetë, por është shumë i frikshëm dhe këtë e tregoi duke marrë një person që ka dhënë shumë për këtë komunitet, që e ka bërë këtë shkollë por edhe qytetin që të ndihet krenar për atë që ka transmetuar, ka dhënë pasionin e saj.

Sot ka qenë një ditë e shumë e trishtë dhe jemi shumë të mërzitur”.  “Situata kërkon që ne ta përballojmë këtë dhimbje për humbjen e një kolegeje me kontribute në Përrenjas”.

“Zoti u dhënë forcë e durim, kurajo. Njerëz të sjellshëm të respektuar të dashur. Nuk e di” tha një qytetar. Një tjetër bëri apel që të dëgjohen specialistët dhe jo politika. “Duhen dëgjuar specialistët, larg politikës. Populli nëse dëgjon ekspertët do të kemi më pak humbje”.

“Është një ngjarje e hidhur që na ka tronditur, gjithë qytetin”. “Një qytezë e vogël ka një dhimbje të madhe, papërgjegjshmëri e jona” ishin komentet e disa prej qytetarëve të qytetit të Përrenjasit.

Agron Bajlozi ishte efektiv i Policisë Kufitare në Qarë Thanë, ku edhe mendohet se është infektuar. Ai është babai Serdi Bajlozit, 17 vjeçari që mbeti i vrarë gabimisht në 28 korrik të vitit 2013 në Vlorë. 17-vjeçari ishte asokohe duke bërë pushimet tek halla e tij, ndërsa një plumb i mori jetën gjatë një atentati me shënjestër Sokol Isufaj./ Abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEHET HISTORIA E TRISHTË/ Papu Gomez: Ilicic u godit nga Covid-19 dhe e humbi mendjen
Previous article NGA E HËNA RIKTHEHET KARANTINA/ Pas Francës dhe Gjermania merr vendimin "ekstrem"

F.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT