• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOT I KEQ NË VLORË/ Era e fortë krijon probleme, anulohet lundrimi
Home
Aktualitet
Kronikë

MOT I KEQ NË VLORË/ Era e fortë krijon probleme, anulohet lundrimi

8 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vlora pritet që në orët në vijim të preket nga moti i përkeqësuar. Kushtet atmosferike të rënduara kanë filluar prej mëngjesit të kësaj të diele, ku era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh. Më pas pritet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë. Deri më tani nuk ka problematika, por vetëm trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka dalë në Rad, në det të hapur, duke mos qëndruar i ankoruar në kalatat e portit detar. Kjo për shkak të erës së fortë, e cila mund të shkaktojë përplasje të tij me kalatat e portit dhe si rrjedhojë dëme të shumta materiale.

Meteorologët parashikojnë se gjatë ditës së sotme, e diel, 8 dhjetor, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash. Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, Pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi dhe shkolla “Halim Xhelo””, njofton Bashkia e Vlorës.

Gjithashtu bashkia njofton se “grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, teksa u bën thirrje banorëve të kontaktojnë në numrat e telefonit 128, 129 dhe në rrjetet sociale përkatëse në çdo rast.

Lundrimi detar nuk është pezulluar për tragetet e linjës me Brindisin apo edhe për mjetet lundruese dhe ato të peshkimit. Por mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese nuk kanë dal në det pasi era me shpejtësi 20-25 metër për sekondë e bënë të pamundur momentalisht lundrimin e tyre.

Ndërkohë Bashkia e Vlorës dhe Ujësjelleës Kanalizimet njoftojnë qytetarët që të kenë kujdes gjatë situatave me reshjet e shiut. Ato u bëjnë apel banorëve të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë, të cilat u përmbytën dy muaj më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E VALTER FJERZËZ NË SHKODËR/ Arrestohet bashkëpunëtori i autorit
Previous article TË TJERA DETAJE/ Sot i vunë tritol lokalit në Vlorë, 3 vjet më parë pronari i 'The Boss' u ekzekutua me kallashnikov në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT