• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mosreagimi për PAGAT e pedagogëve/ Patozi: Lulzim Basha fundjavat i ka të shenjta se shkon…
Home
Shqipëri

Mosreagimi për PAGAT e pedagogëve/ Patozi: Lulzim Basha fundjavat i ka të shenjta se shkon…

9 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Pas deklaratës së zv/ dekanit të fakultetit të “Historisë dhe Filologjisë” Agron Gjekmarkaj se prej muajsh pedagogët nuk kanë marrë rrogat, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi.

Në një postim të publikuaur në rrjetet sociale, Patozi e ka quajtur deklaratën e Gjekmarkajt si reagim për mosreagimine opozitës për një problem kaq serioz.

Ai ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë se mosreagimi i Lulzim Bashës për një çështje, sa sociale, aq edhe politike, shkëlqen njësoj si të gjitha mungesat e tij për problemet kardinale që ka shoqëria, sidomos në fundjava, të cilat zakonisht i kalon jashtë shtetit.

Postimi i plotë:

A QUHET HALL KUR QEVERIA NUK TE JEP RROGËN?

(Ose një reagim për mosregimin e opozitës për një problem serioz social dhe politik, edhe edhe pse është fundjavë…)

Po lexoja një reagim të Agron Gjekmarkajt dhe mësova se të gjithë pedagogët e universiteteve tona qenkan prej më shumë se një muaji pa rroga. Duke qenë plotësisht i bindur se shumica e tyre nuk kanë të ardhura të tjera, e kam shumë të lehtë t’i marr me mend vështirësitë që u janë krijuar për vete dhe për familjet.
Nuk më intereson asnjë lloj argumenti apo justifikimi, sado e ndërlikuar që të jetë arsyeja, që e ka shkaktuar problemin dhe as marr dot përsipër që të jap zgjidhjen.
Sepse cilidoqoftë motivi, unë si problemin ashtu edhe zgjidhjen e kërkoj tek qeveria. E cila, qëllimisht apo për paaftësi, është autorja e vetme e kësaj loje të pisët me bukën e fëmijëve për qindra pedagogë në të gjithë vendin.
Por ajo që më çudit më shumë është fakti se ku ndodhet opozita përballë këtij skandali. Unë e di që Lulzim Basha i ka të shenjta fundjavat, të cilat i kalon zakonisht jashtë shtetit. Por kjo nuk është arsye që të paktën dikush tjetër, nga Komisioni i Arsimit ndoshta, të mos kishte reaguar në mbështetje të një kategorie ndër më të respektuarat e administratës publike shqiptare.
Sepse unë nuk pres që këtë ta bëjë dikush nga mazhoranca, ngaqë dihet që qeveria nuk ia zbulon kurrë brinjët vetes.
Edhe mosdijenia apo mosinformimi për sa po ndodh nuk mund të jetë argument, sepse i bie që opozita nuk ka asnjë pedagog në Shqipëri që preferon t’i qajë asaj hallin. Dhe ky nuk më duket hall i vogël.
Ndaj edhe mosreagimi i Lulzim Bashës për një çështje, sa sociale, aq edhe politike, shkëlqen njësoj si të gjitha mungesat e tij për problemet kardinale që ka shoqëria, sidomos në fundjava, të cilat zakonisht i kalon jashtë shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Andrra kërkon, Sinani “Si urdhëron!” Çudia më e madhe që nuk e paskemi ditur për martesën e çiftit
Previous article Një portret i pautorizuar për Eduard Halimin. Nga karriera si avokat, vitet në politikë dhe largimi i sotëm

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT