• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Andrra kërkon, Sinani “Si urdhëron!” Çudia më e madhe që nuk e paskemi ditur për martesën e çiftit
Home
Lifestyle

Andrra kërkon, Sinani “Si urdhëron!” Çudia më e madhe që nuk e paskemi ditur për martesën e çiftit

9 February, 2018 k.autor Lifestyle

Ok, një vit zbor kishte kaluar, më në fund, për Sinanin. Andrra nuk ishte si çdo vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani: “Pothuaj një vit më ka bërë zbor”, – tregon Sinani me të qeshur kur kujton peripecitë që i është dashur të kalojë për ta bërë Andrrën për vete. E drojtur, e turpshme dhe, mbi të gjitha, tradicionale e konservatore, Andrra nuk ka qenë një vajzë që mund t’ia fitoje lehtë zemrën, pavarësisht moshës së saj të re, përkundrazi. E vendosur, kërkuese dhe sfiduese, ajo i tregoi këngëtarit të njohur se, megjithëse kishte lindur e ishte rritur në Gjermani, kishte trashëguar nga vendlindja shumë tradita, disa prej tyre, madje, edhe shumë konservatore.

 

Nga studio e “Rudina”, Sinani nuk nguron të rrëfejë edhe rastin më të sikletshëm dhe të habitshëm që i ndodhi me Andrrën para se të vinin në Tiranë për t’u takuar për herë të parë me familjen e tij.

Modelja nga Kumanova ishte e bindur se para se të bënte vizitë në shtëpinë e Sinanit, duhet të martohej me të në xhami. Ajo që shihet në pamjen e saj, nuk ka shumë lidhje me natyrën e Andrrës, tregon Sinani me të qeshur. Por për diçka paska pasur të drejtë: “Periudha e flirtimit dhe e lodhjes sime zgjati pothuaj një vit. Paraqitja e Andrrës nuk ka lidhje me tipin e saj. Edhe pse e lindur dhe e rritur në Gjermani, Andrra ka jetuar në një familje me shumë tradita dhe me rregulla që nuk shkeleshin. Por çudia ishte se këto rregulla nuk i kishte familja e saj, por i kishte Andrra. Ne jemi myslimanë, të dy. Dhe para se të vinte për herë të parë në familjen time në Tiranë, edhe pse tashmë e kishim konsoliduar lidhjen, kushti numër një ishte të martoheshim në xhami”, – tregon Sinani duke shtuar se kjo kërkesë për të ishte shumë e çuditshme: “Unë thashë ça po thotë kjo. Ça janë këto kushte, një vajzë e bukur, e lindur dhe e rritur në Gjermani…”

Vështirë të besosh se Andrra ka vënë kushte drastike në këtë lidhje, por ja që Sinani ia nxjerr të gjitha. Pas fytyrës së ëmbël, jo vetëm që fshihet një vajzë me karakter, por edhe një vajzë për t’u pasur zili për qetësinë olimpike me të cilën ia paska vënë kushtet të zgjedhurit të jetës.

Çfarë bëri Sinani? “Unë isha “si urdhëron!” – thotë ai me të qeshur, sepse e kishte vendosur, e kishte zgjedhur, e kishte dashuruar tashmë dhe nuk kishte më asnjë dyshim.

Para se të vizitonin për herë të parë familjen e tij në Tiranë, çifti janë martuar në xhami. Ceremonia madhështore që kemi parë të gjithë ishte e dyta për ta. 27 gushti i 2015-ës u shënua në kalendar edhe nga mediat shqiptare që në atë kohë kryetemë ditësh kishin pikërisht dasmën e çiftit të njohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Icardi te Real, Skriniar te Barça, De Vrij tek Inter: ja pse ky operacion është i mundur
Previous article Mosreagimi për PAGAT e pedagogëve/ Patozi: Lulzim Basha fundjavat i ka të shenjta se shkon…

k.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME GJESTIN? Selin Bollati tregon të vërtetën e saj: Unë dhe ai kurrë... Gossip

SHERR ME GJESTIN? Selin Bollati tregon të vërtetën e saj: Unë dhe ai kurrë...

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm Gossip

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT