• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOSKA PO JOSH AFRIKANËT”/ Ukraina: Mbi 1.400 shtetas nga Afrika po luftojnë për Rusinë
Home
Nderkombetare

“MOSKA PO JOSH AFRIKANËT”/ Ukraina: Mbi 1.400 shtetas nga Afrika po luftojnë për Rusinë

7 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Mbi 1.400 qytetarë nga mbi 30 shtete afrikane po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë, tha të premten ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha.

Ndërtesa të shkatërruara nga sulmet ruse në qytezën e vijës së frontit, Bilozerske, në rajonin Donjeck të Ukrainës, tetor 2025.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka bërë përpjekje për ta forcuar ushtrinë në luftën kundër vendit fqinj, duke rekrutuar luftëtarë nga vende të ndryshme, shpesh përmes mashtrimit.

Sybiha tha se Rusia po josh afrikanë për të nënshkruar kontrata që i përshkroi si “barasvlershme me … një dënim me vdekje”, dhe u bëri thirrje qeverive afrikane t’i paralajmërojnë qytetarët e vet.

“Shtetasit e huaj në ushtrinë ruse kanë fat të errët”, shkroi ai në X. “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në ato që quhen ‘sulme mishngrënëse’, ku vriten shpejt”.

Afrika e Jugut tha të enjten se do të hetojë se si 17 shtetas të saj u bashkuan me forcat mercenare, pasi këta burra kishin dërguar thirrje për ndihmë për t’u rikthyer në shtëpi.

Dhe, Kenia tha muajin e kaluar se disa nga shtetasit e saj ishin ndaluar në kampe ushtarake nëpër Rusinë, pasi pavetëdijshëm u përfshinë në konflikt.

Sybiha tha se numri i përgjithshëm i rekrutëve afrikanë mund të jetë më i madh se 1.436 të identifikuarit, që vijnë nga 36 vende, dhe se shumica e mercenarëve të huaj në duart e Ukrainës ishin kapur gjatë misionit të tyre të parë ushtarak.Ai tha se Ukraina do të japë të dhëna më të hollësishme për vendet dhe rajonet nga të cilat Rusia ka rekrutuar trupa./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PJESA MË E RËNDËSISHME E IMJA"/ Ervin Salianji fjalë romantike për Grida Dumën: Krenari dhe fat, ajo…
Previous article KRIM BRUTAL NË BRITANI/ 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT