• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIM BRUTAL NË BRITANI/ 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre
Home
Jetë

KRIM BRUTAL NË BRITANI/ 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre

7 November, 2025 s.autor Jetë

Një tragjedi familjare në Britani ka shkaktuar tmerr dhe neveri, pasi një burrë 68-vjeçar i preu kokën gruas së tij mbi varrin e djalit të tyre, i cili kishte kryer vetëvrasje.

Për këtë krim, ai përballet me një dënim që mund të arrijë deri në 25 vjet burg. Sipas raportimeve të Daily Mail, Martin Suter rrëfeu vrasjen e ish-gruas së tij, 71-vjeçares Anne Blackwood, në varrezat e qytetit Stubbington. Autoritetet kanë bërë të ditur se ai përdori një thikë kuzhine për të kryer sulmin.

Sipas dëshmive të gjyqit, Suter i kishte ngritur një pritë ish-gruas së tij, të cilën e kishte pritur për pesë orë në varreza, ditën e ditëlindjes së djalit të tyre. Në përshkrimin e krimit, u tha se Suter e goditi Anne Blackwood në shpinë me thikën e kuzhinës dhe më pas e “përfundoi” vrasjen me një palë gërshërë. Pas sulmit, ai telefonoi policinë dhe u tha: “Sapo vrava ish-gruan time”, duke e fajësuar më pas për vetëvrasjen e djalit të tyre, i cili kishte kryer aktin tragjik në vitin 2003. Suter pranoi vrasjen, por deklaroi në mbrojtje se nuk kishte marrë thikën me qëllim të veçantë për të vrarë, por për të prerë lule. Megjithatë, ai përballet gjithashtu me gjashtë akuza të tjera, lidhur me sulmin ndaj një vajze nën moshën 14 vjeç. Sipas raportimeve, autori i krimit ishte një anëtar i respektuar i komunitetit lokal dhe banonte në një shtëpi me vlerë 800,000 paund, në një zonë të njohur për entuziastët e lundrimit me vela. Ai ishte gjithashtu pronar i një jahti, anëtar i Partisë së Gjelbër dhe kandidat në zgjedhjet lokale të mëparshme.

Në të kaluarën, Suter kishte qenë para gjykatave në Mançester, ku ishte dënuar për sulm të pahijshëm ndaj një vajze të mitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOSKA PO JOSH AFRIKANËT"/ Ukraina: Mbi 1.400 shtetas nga Afrika po luftojnë për Rusinë
Previous article KRIM MAKABËR NË GREQI/ Një person gjendet i djegur dhe me pranga në makinën e vjedhur, dyshohet se është shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT