• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOSKA DO PËRGJIGJET ASHPËR”/ Paralajmëron Putin: Do pendoheni, nëse kryeni provokim…
Home
Nderkombetare

“MOSKA DO PËRGJIGJET ASHPËR”/ Paralajmëron Putin: Do pendoheni, nëse kryeni provokim…

21 April, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shfrytëzuar adresimin e tij të 17-të para kombit, për të kërcënuar kundër atyre që i ka konsideruar provokime të Perëndimit, dhe është zotuar se Moska do të përgjigjet në mënyrë të ashpër.

Putin ka bërë këto deklarata më 21 prill, vetëm disa orë para se mbështetësit e liderit opozitar Aleksei Navalny të mblidhen për protesta masive, duke kërkuar që kritiku i Kremlinit të ketë qasje në kujdes shëndetësor.

Ky adresim televiziv ka ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Moskës dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës dhe rritjes së pakënaqësive në Bjellorusinë fqinje, prej mbajtjes së zgjedhjeve në gusht të vitit të kaluar.

Në fjalimin e tij Putin ka thënë se Moska ka bërë përpjekje për marrëdhënie të mira me shtetet tjera, mirëpo ka paralajmëruar se asnjë shtet i huaj nuk do të kalojë “linja të kuqe”, pa dhënë detaje.

“Secili që kryen provokime që kërcënojnë sigurinë tonë do të pendohen në një mënyrë që nuk janë penduar kurrë më parë”, ka thënë Putin.

Në fillim të fjalimit të tij, Putin është fokusuar në pandeminë e koronavirusit, e cila ka goditur rëndë Rusinë.

Putin ka thënë se rusët do të kenë imunitet kolektiv nga koronavirusi në vjeshtë të këtij viti, dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër këtij virusi.

Më shumë se 106,000 persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë në këtë shtet, sipas të dhënave të siguruara nga task-forca për koronavirus e Qeverisë ruse.

Agjencia federale e statistikave ka regjistruar ndaras viktimat dhe ka raportuar numër më të madh se 225,000 viktima nga prilli i vitit 2020, deri në muajin shkurt të vitit 2021.

Ndërkohë që Putin ka qenë duke folur, policia ka raportuar se ka ndaluar dhjetëra persona, përfshirë dy aleatë të Navalnyt, para protestave të planifikuara./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYS PROGRAMIN E BASHËS/ BEFASON Xhelal Mziu: Do dyfishojmë pagat... (VIDEO)
Previous article TAKIM ME BANORËT NË LABINOT MAL/ Balla: Vota për PD çon ujë tek mulliri i Ilir Metës...

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT