• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mosdekretimi i Gent Cakës/ Skenari i Ilir Metës, ku përputhet dhe ku ndryshon nga ai i ministrit të Brendshëm
Home
Shqipëri

Mosdekretimi i Gent Cakës/ Skenari i Ilir Metës, ku përputhet dhe ku ndryshon nga ai i ministrit të Brendshëm

9 January, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi të mërkurën në mbrëmje 4 zonja si ministre të qeverisë Rama, duke lënë sërish jashtë ministrinë e jashtme. Ministre e infrastrukturës dhe energjisë është Belinda Balluku, ministre e financave dhe ekonomisë është Anila Denaj, ministre e arsimit, sportit dhe rinisë është Besa Shahini dhe ministre e kulturës është Elva Margariti.

Mosdekretimi i shefi të ri të diplomacisë shqiptare Gent Caka, e rikthen institucionin e Presidencës, në skenarin e 2018, kur nuk u firmos fillimisht dekreti për emërimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Po ku dallojnë dhe ku takohen këto dy skenarë?

Dallohen së pari, nga fakti se ndryshe nga herën e parë Presidenti i Republikës nuk e ka firmosur dekretin për shkarkimin e ministrit të Jashtën Ditmir Bushati. Ky hap konsiderohet i paprecedentë si nga pikëpamja kushtetuese, ashtu edhe nga praktikat e mëparshme në marrëdhënit Presidencë- Kryeministri.

Së dyti, dallon nga fakti se në rastin e z. Lleshi, kishim të bënim vetëm me një propozim të Kryeministrit, pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa. Ndërsa tani kemi të bëjmë me një numër ndryshimesh në qeveri, të propozuara nga vetë shefi i qeverisë dhe jo nga një hap i detyruar.

Së treti, me ministrin e Jashtëm që nuk është shkarkuar ende sipas propozimit të Ramës, Ilir Meta ka patur përplasje të mëparshme publike, për shkak të detyrave respektive, kryesisht në funksion të negociatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike me Greqinë. Ndërsa me ministrin e Brendshëm, Meta nuk kishte shfaqur shenja pubike. Çka mosfirmosja e dy dekreteve, konsiderohet në mënyrë reciproke, sa si një hakmarrje e Metës ndaj Bushatit, sa edhe ndaj ministrit të ri Caka, si një prurje politike që nuk është në harmoni me humorin momental të kreut të shtetit.

Ndërkohë që dy skenarët e Metës takojnë:

E para, sepse si në rastin e Sandër Lleshit ashtu edhe në këtë të Gent Cakës, po thellohet precedenti i mosdekretimit të ministrave të rinj, pa shkaqe kushtetuese të deklaruara publikisht.

E dyta, në të dyja rastet po tejkalohet afati 7 ditor i përcaktuar nga Kushtetueta për Presidentin.

E treta, po e çon rastin Caka tek kazusi Lleshi, që presupozon dërgimin për herë të dytë të kërkesës për dekretimin e të njëjtit emër për ministër.

Katër dekretet e tjera të sapofirmosura, sipas VOA, plotësojnë në tërësi kabinetin qeveritar, i cili ka mbetur pa titullar në një sektor me rëndësi të veçantë si diplomacia.

Presidenti Meta sërish nuk dekretoi ministrin e ri të jashtëm, të propozuar nga kryeministri Rama, Gent Cakaj, ashtu si katër ditë më parë kur firmosi 4 dekrete për ministra të rinj.

Zoti Meta tha për shtypin nga Kavaja se “për të gjithë emrat e rinj, apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë, po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre, në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues”.

Ai i bëri këto komente pas pyetjeve për mosdekretimin e Genti Cakajt dhe për mosshkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Presidenti Meta siguroi se do të respektohen afatet kushtetuese, dhe se përgjigja e tij do të varet nga përgjigja e institucioneve që iu është drejtuar Presidenca.

Presidenti nënshkroi në fundjavë shkarkimet për ministrat e larguar nga kryeministri Rama, përveç ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.

Nga 9 propozimet e kryeministrit, ai dekretoi vetëm 4 prej tyre; zëvendëskryeministrin Erion Braçe, ministrin e bujqësisë Bledi Çuçi, ministrin për mbrojtjen e sipërmarrjes Eduard Shalësi dhe ministren për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARBIE SË SHPEJTI FILM! Aktorja që do e interpretojë është një 'kukull' prej vërteti
Previous article "ISHALLA GJEN BURRË"/ Kur edhe shoqërisë ia sjell në majë të hundës!

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT