• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mosbindja civile e opozitës, Fleckenstein: Po të bllokoja rrugët në vendin tim, do më vrisnin
Home
Shqipëri

Mosbindja civile e opozitës, Fleckenstein: Po të bllokoja rrugët në vendin tim, do më vrisnin

5 April, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, i ka përcjellë mesazhe të qarta dhe të forta opozitës shqiptare, teksa është shprehur kundër dhunës dhe bllokimit të rrugëve.

Nga zyra e delegacionit të BE në Tiranë, ku ndodhet për një vizitë prej ditës së djeshme, Fleckenstein deklaroi se protestat janë pjesë e demokracisë, por dhuna është diçka e papranueshme. Ndërsa shënjestroi direkt Kryemadhin dhe Bashën, të cilët vendosën të bllokojnë sot katër pikat strategjike të vendit, Fleckenstein tha se nëse ai do të bllokonte rrugën në vendin e tij, qytetarët do ta vrisnin.

“Një demonstratë nuk ndikon në raport, e diskutuam këtë dhe dje. Demonstratat duhet të jenë, protestat janë pjesë e demokracisë, por kur përfshihet dhuna është një gjë që nuk bëhet. Nëse unë do të bllokoja trafikun në qytetin tim, qytetarët do të më vrisnin”

Më tej, eurodeputeti Fleckenstein ka deklaruar se BE pret një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Jemi në pritje të raportit të Komisionit. Është një 6-mujor tejet i rëndësishëm. Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete. Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani.

Jam takuar me palët politike dhe ministrin e Brendshëm në Tiranë. Shqipëria ka shumë punë për të bërë sa i takon reformave. Ne do të ofrojmë mbështetjen tonë. Shpresoj që shtatorin e ardhshëm të kemi arsye për të festuar, por edhe të përgatitemi për punën që na pret. ”

Eurodeputeti u ndal dhe te Reforma në Drejtësi, duke e cilësuar atë si një element shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit. Fleckenstein deklaroi se sa më shumë të zbatohet Reforma në Drejtësi, aq më shpejt hapen negociatat.

“Është e rëndësishme zbatimi i Reformës në Drejtësi, është shumë e rëndësishme që gjatë negociatave të negociohen dhe të drejtat e pronësisë. Elementet shtesë janë thelbësore për negociatat. Sa më shumë të zbatohet Reforma në Drejtësi, aq më e afërt është koha për hapjen e negociatave”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bamirësia e këngëtarit Ermal Meta me fëmijët e sëmurë mrekullon italianët
Previous article AFRIM KRASNIQI/ 20 bilancet dhe mësimet nga kriza 5 ditore mbi “Rrugën e Kombit”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT