Ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesit e sotëm ku është raportuar i vdekur punonjësi i Gardës së Republikës dhe njëkohësisht edhe shoferi i ministrit Xhafaj.
Bëhet fjalë për Shkëlzen Qordjan, 31 vjeç.
Ai është gjetur në garazhin e tij, i pajetë dhe me plumb në kokë. Dyshimet e para ishin se ai kishte dy ditë që ishte pezulluar nga detyra por këshilltari i Ministrisë së Brendshme deklaroi se 31 vjeçari ishte me detyrë funksional shofer i ministrit Xhafaj.
Xeni, shfaqej si një ndjekës i futbollit, tifoz i Tironës, tifoz me Gjermaninë dhe Bayernin. Ai gjithashtu postonte shprehje të ndryshme filozofike.
Edhe pse dyshohet se kemi të bëjmë me një vetvrasje nuk përjahshtohet edhe pista e vrasjes.
Siç e shohim edhe në foto, Shkëlzeni shfaqet me makinën që siç duket drejtonte.
/AlpeNews.al





