Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se një pjesë e opozitës po përshkruajnë situata që nuk ekzistojnë.
Sipas tij, partitë politike flasin për interesa shtetërore por nuk ulen dhe të kontribuojnë duke bashkëpunuar sikur ka bërë dikur PDK-ja duke qenë në opozitë.
Hoxhaj ka ftuar partitë opozitare të bashkohen për interesa shtetërore dhe unitet, e pastaj do të dakordohen për ekipin negociator, platformën negociuese, vijat e kuqe, zbatimin e shumëçka tjetër.
Sipas tij, interesat e Kosovës nuk mbrohen në tryeza e duke prodhuar lajme ditore, por duke negociuar në Bruksel, dhe OKB.
Për PDK-në, asnjë marrëveshje nuk ështe e pranueshme pa njohjen e ndërsjelltë dhe ulësen në OKB.