• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOS RESPEKTIMI I MASAVE ANTI-COVID/ Brataj: Partitë politike po çojnë virusin edhe në zona të painfektuara më parë
Home
Sociale

MOS RESPEKTIMI I MASAVE ANTI-COVID/ Brataj: Partitë politike po çojnë virusin edhe në zona të painfektuara më parë

9 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se ndonëse të gjithë indikatorët e pandemisë janë në ulje, sërish pritet një rritje e infeksioneve në fillim të muajit maj. Në një intervistë për gazetaren e “Report TV” Doris Sallaku, Brataj u shpreh se ka një shtim të zonave të infektuara, ku nuk ishin regjistruar më parë raste infeksioni, duke shtuar se për këtë mund të ketë ndikuar edhe aktiviteti i partive politike që po bëjnë fushatë në të gjitha zonat.

“Në fillim të majit do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo me ato përmasa që kemi parë deri tani. Janë 140 fshatra dhe qytete, kishim 105 para 20 ditësh, ka shkuar virusi është përhapur dhe në këto zona dhe besoj se kjo edhe se ky muaj është muaji ku të gjitha partitë politik po paraqiten në të gjitha këto zona. Vatra kryesore në fillim ishte Tirana dhe ikja nëpër qytete turistike dhe detyrimisht lëvizja e njerëzve që janë të infektuar, pavarësisht nëse janë të sëmurë apo jo, janë burim infeksioni, edhe kjo po ndikon”, tha Brataj.

Ndalur te procesi i vaksinimit, Brataj tha se po ecën me ritme mjaft të shpejta dhe se deri më tani janë vaksinuar 8.2% e popullsisë. Ai i bëri apel edhe njëherë qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar se vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat dhe se efektet anësore janë vetëm fiziologjike dhe nuk zgjasin më shumë se një apo dy ditë.

“Të gjitha vaksinat e kanë efikasitetin e tyre, sado mutacione të pësojë virusi, në vaksina o bëhen ndryshimet e duhura, por i them njerëzve që duet ët vaksinohen, vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat. Nuk është parë asnjë ndryshim për të thënë që ka më shumë efekte anësore njëra apo tjetra, fatmirësisht të gjitha efektet anësore kalojnë me një ditë apo dy dhe janë fiziologjike. Nuk duhet të përhapim lajmin e gabuar se kush e ka kaluar sëmundjen dhe kush është vaksinuar, nuk sëmuret më. Sëmuren, normal e kalojnë me forma më të lehta, por mund të sëmuren dhe të bëhen përhapës të infeksionit. Njerëzit duhet ta dinë se sa të kryhet imunizimi i të gjithëve, duhet të jenë më të kujdesshëm. Jemi drejt rrugës së duhur, vaksinimi ishte drita jeshile në fund të tunelit dhe jemi në dalje të tunelit. Jemi një ndër vendet e para, ku 8.2% e popullsisë është vaksinuar. Mendoj se jemi në fazën e fundit të pandemisë”, shtoi Brataj.

I pyetur nëse do të ketë një lehtësim të masave anti-COVID gjatë muajit të Ramazanit, Brataj tha se situata do të vlerësohet, ndërsa shtoi se qershori me shumë mundësi do të na gjejë pa masa kufizuese.

“Duhet edhe një javë për muajin e Ramazanit, do të shohim indikatorët dhe nëse do jetë një kërkesë e tillë, do të shohim nëse do të jetë e mundur apo jo. Në qershor besoj se do të jemi pa masa kufizuese. Eksperienca mbi 1 vjeçare na tregoi shumë gjëra, edhe verën e kaluar pati shumë pak masa kufizuese dhe një rënie të të gjithë indikatorëve. Vera mendoj se është një faktor favorizues për dobësimin e virusit dhe për një qarkullim më të lirë të njerëzve, do të ishte një mënyrë natyrale e imunizimit”, përfundoi Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A LIDHEMI BASHKË?" Fansja i propozon Beartit pas ndarjes nga Tea, por ja si ja kthen ai
Previous article HABIT ME DEKLARATËN/ Ish-mesfushori i Arsenalit: Dua të rikthehem në Rusi dhe të bëhem aktor pornoje

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT