Shpërthen deputeti socialist Pjerin Ndreu kundër ish kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar atë se po fyen festën e Krishlindjeve.
Ndreu thotë se shqiptarët nuk ia kanë borxh që kartolinat për Krishlindje ti lidhë me idiotësi politike.
“Sali Berisha, Krishtelindjet jane feste e jetes, e paqes dhe jo feste rrugacesh !
Mos e ndy gojen duke fy festen tone e duke e lidhe me vezet e idioteve qe leshon ti pa fre!
Po ti more ´zoteri’ nuk e njeh ate feste per arsye qe ti i di mire!!!
Nuk ta kemi borxh qe kartolinat per Krishtelindje ti lidhesh me idiotesi politike”, reagon deputeti i PS në një postim në rrjetin social.


