• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS NA TAKSONI 15%”/ Pensionistët italianë që jetojnë në Shqipëri i dërgojnë letër Ramës
Home
Sociale

“MOS NA TAKSONI 15%”/ Pensionistët italianë që jetojnë në Shqipëri i dërgojnë letër Ramës

1 February, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Pensionistet italian që jetojnë në Shqipëri im kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, mbi një taksë që mund tu vendoset. La Repubblica shkruan se kjo taksë mund të jetë 15% për pensionet e tyre, të cilët deri më tani nuk janë taksuar. Fillimisht ishte portali “AlbanItaly”, i drejtuar nga ish-gazetari i “RAI”, Giuseppe Mazzei, që ka raportuar mbi këtë situatë.

Një grup i madh pensionistësh ka dërguar letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për barrën fiskale të mundshme. Sipas tyre, ata mund të detyrohen të paguajnë taksën bazë të biznesit prej 15% të të ardhurave dhe të plotësojnë deklaratën vendore të të ardhurave, të quajtur “Diva”.

Bonusi mujor i pensionit me KUSHTE, kush merr mbi 40 mijë lekë në muaj nuk përfiton! Ja skema e re
Shqetësimi ka lindur pas ndryshimit të ligjit fiskal në janar 2024. Ligji i vitit 2019 përjashtonte nga taksat shtetasit e BE-së me leje qëndrimi në Shqipëri, përfshirë italianët. Ligji i ri kufizon përjashtimet vetëm te të ardhurat e mbrojtura nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke ofruar një mbrojtje më të dobët. Megjithatë, gjatë vitit 2025, administrata tatimore nuk ka kërkuar pagesa nga pensionistët italianë, por frika dhe pasiguria janë rritur.

Pensionistët italianë marrin mesatarisht 3,500 euro në muaj dhe shumë kanë nisur t’u drejtohen CAF-eve dhe Drejtorisë së Tatimeve për sqarime, por informacionet mbeten të pasakta dhe kontradiktore. Sondazhet tregojnë se një taksë 15% mund t’i shtyjë të zhvendosen në vende më miqësore fiskalisht si Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia.

Një largim i tillë do të kishte ndikim ekonomik për Shqipërinë, pasi pensionet italiane që hyjnë në vend arrijnë mbi 136 milionë euro në vit, të shpenzuara kryesisht për konsum lokal, qira, supermarketet, restorante dhe mallra të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMOHET ME DRON NJË AUTOBUS NË UKRAINË/ 12 persona humbin jetën, plagosen shtatë të tjerë
Previous article PUBLIKOHEN TË TJERA PAMJE/ Qindra makina të bllokuar prej 5 orësh në aksin Prrenjas-Librazhd, rëndohet situata

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT