• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS LËVIZ. POLICIA”/ Po transportonin 60 kg drogë, dy të arrestuar në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre (EMRAT)
Home
Breaking News

“MOS LËVIZ. POLICIA”/ Po transportonin 60 kg drogë, dy të arrestuar në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre (EMRAT)

23 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pas informacioneve se po transportonin lëndë narkotike.

Kujtim Ukaj 35 vjeç dhe Abdurrahman Rizvani 26 vjeç përfunduan në pranga, ndërsa iu gjetën 60 kilogram lëndë narkotike e paketuar në thasë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 28-vjeçar që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje.

Njoftimi: 

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Interruption 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. U., 35 vjeç, banues në Krujë dhe A. R., 26 vjeç, banues në Mat.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se këta shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Luz, Fushë Krujë, automjetet me të cilat po qarkullonin këta shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin K. U., në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. R., i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e ish-oficerit të grupit shoqërimit: Pasi Mehmet Shehu shkoi në mbledhjen e Byrosë, unë me teknikun kontrolluam telefonat e vilës së tij
Previous article MOTI I KEQ NË SHKODËR/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT