• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOS E TEPRONI ME KRIPËN/ Mund t’ju shkaktojë këto probleme shëndetësore
Home
Shëndet

MOS E TEPRONI ME KRIPËN/ Mund t’ju shkaktojë këto probleme shëndetësore

11 September, 2023 s.autor Shëndet

Kripa nuk është e shëndetshme në momentin kur konsumohet më tepër se ç’duhet. Nuk bëhet fjalë që ky ushqim të eliminohet plotësisht, por thjesht të mos kalohet masa në përdorimin e tij, pasi kripa ndikon negativisht në shumë sëmundje dhe jo vetëm të sistemit kardiovaskular.

Konsumimi i tepërt i kripës shkakton mbajtjen e ujit dhe fryrje në disa njerëz. Efektet mund të jenë jetëshkurtër nëse ulni qëllimisht marrjen e natriumit, por ato mund të ndikojnë seriozisht në veshkat në planin afatgjatë.

Ndikon në rritjen e tensionit

Njëri nga efektet kryesore të kripës është rritja e tensionit arterial. Kjo ndodh pasi kripa ndikon në mbajtjen e lëngjeve nga organizmi, gjë që shkakton presion në arterie dhe ndihmon në shfaqjen e hipertensionit, gjë që nuk duhet parë si një problem i parëndësishëm, pasi hipertensioni shkakton 62 % të problemeve kardiovaskulare dhe 42 % të sëmundjeve të zemrës.

Ndikon në veshka

Nëse konsumoni shumë kripë, nivelet e rritura të natriumit pengojnë funksionimin e qetë të veshkave të cilat nuk janë në gjendje të filtrojnë gjakun në mënyrën e duhur.

Mund të shkaktojë osteoporozë

Kripa e tepërt në ushqim për një periudhë të gjatë mund të çojë në grumbullimin e lëngjeve në indet dhe qelizat e trupit. Kjo e detyron trupin të nxjerrë kalcium, duke çuar në degjenerimin e kockave dhe osteoporozën.

Shkakton goditje në tru

Kur veshkat fillojnë të keq-funksionojnë për shkak se nuk janë në gjendje të largojnë kripën e tepërt, rezultati është presioni i lartë i gjakut i cili më pas mund të çojë në goditje në tru.

Shkakton migrenën

Konsumimi i tepërt i kripës gjithashtu shkakton dhimbje koke që mund të shndërrohen në migrenë. Këto dhimbje koke janë të shkaktuara nga dehidratimi. Ju duhet të mbani veten të hidratuar dhe të pini shumë ujë për të mposhtur efektet anësore të kripës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI ÇDO ARTIST..."/ Aurela Gaçe sqaron arsyen që fshihet pas shkëputjes nga performancat "live"
Previous article "E HODHI SI LECKË TEK SHKALLËT"/ DETAJE nga vrasja në Vlorë, dëshmia tronditëse: I zbrazi armën katër herë

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT