Një meteor i madh ndezi qiellin ndërsa shpërtheu përmes atmosferës mbi Yunnan në jugperëndim të Kinës të premten në mbrëmje, duke tronditur banorët lokalë me shkëlqimin e zjarrtë të tij.
Meteorit krijoi një shpërthim drite të bardhë mbi rrokaqiejt Jinghong të Yunnanit rreth orës 9.41. Meteoriti la një rrugë të zjarrtë pas teksa zbriste në qiellin e natës, para se të zhdukej sekonda më vonë.
Sipas Observatorit Yunnan të Akademisë Kineze të Shkencave, meteori ishte jashtëzakonisht i ndritshëm. Zhang Xingxiang i observatorit shpjegoi se efekti i zjarrit ishte shkaktuar nga fërkimi kur meteori hyri në atmosferë.
Incredible moment: A meteorite was captured in the city of Jinghong, southwest China's #Yunnan Province on Friday and lit up the night sky. pic.twitter.com/fuM14KpuQ0
— People's Daily,China (@PDChina) June 2, 2018


