• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS DËGJONI LACAT E PD DHE LSI”/ Erion Veliaj mesazh studentëve: Dialogoni me Kryeministrin
Home
Politikë

“MOS DËGJONI LACAT E PD DHE LSI”/ Erion Veliaj mesazh studentëve: Dialogoni me Kryeministrin

15 December, 2018 F.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prononcimin e tij për TCH pas protestave të studentëve, u kërkoi atyre që të ulen të dialogojnë. Veliaj ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.

Kryetari i Bashkisë Tiranë i tha Top Channel-it në Londër se, ndonëse bashkia nuk ka kompetenca për arsimin e lartë, si kryebashkiak dhe si ish-aktivist i protestave ka “vetëm admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët”.

Sipas tij, reformën në arsim shumë vetë e kanë keqkuptuar, ku rektorë dhe dekanë kanë marrë vetëm privilegjet dhe jo përgjegjësitë. Duke folur për Top Channel në Londër, Erion Veliaj dha këtë mesazh për studentët protestues: “Thirrja ime për studentët është mos u influenconi nga partitë! Unë e di që në çdo fakultet dhe në çdo klasë janë lacat e partive që mundohen të ndezin disa zjarre të paqëna . Thirrja ime është mos mendoni për ata politikanë që kanë hallin vetëm të zgjedhjeve të ardhshme, Kryeministri i vendit dhe unë s’kemi fare merak zgjedhjet e ardhshme por sigurisht që kemi merak gjeneratën e ardhshme, ndaj thirrja ime është injoroni partitë. PD e LSI ka hallet e veta dhe nuk mund të zgjidhë hallet e veta duke përdorur hallin e studentëve. Nëse studentët ulen, maksimizojnë këtë mundësi fantastike, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme bashkë”.

Në lidhje me Kartën e Studentit, Veliaj tha: “Bashkia do ta emetonte nëse universitetet do kishin ngelur të gjitha shtetërore. Për sa kohë që morën pavarësinë e tyre, kjo është një ndër detyrat që duhet të bëjmë, megjithatë pranoj më kënaqësi ta emetoj kartën e studentit por kjo është gjithashtu një gjë tjetër për të cilën duhet të ulemi. Ne duhet të ulemi për t’u siguruar që me kartën e studentit, universiteti i Tiranës mund të shkonte në palestrën e Universitetit të Sporteve, me këtë kartën e Universitetit të Sporteve mund të shkonte në Bibliotekën e Politeknikut, por kjo janë të gjitha detaje që nëse universitetet nuk i realizojnë dot vetë, siç ishte plani fillestar, prapë mund t’i bëjë Bashkia por pa u ulur e pa diskutuar se çfarë platformash do vendosim në  këtë kartë ështëe kotë që ne të themi po, po, po dhe ndërkohë nuk e implementojmë dot sepse nuk i kemi këto informacione dhe këtë dakordësi nga studentët dhe  fakultetet”.

Erjon Veliaj ishte në Londër si i ftuar special i programit më popullor të Radio BBC World Service i quajtur The Weekend, që ndiqet nga miliona dëgjues nga e gjithë bota çdo të shtunë. Edhe pse programi diskuton ngjarje të rëndësishme të javës në botë, BBC i ka dhënë mundësi për të promovuar Tiranën dhe transformimet e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbledhje te Luftëtari/ Tavo vendos ultimatum për 4 pikë: Premio nëse arrijnë objektivin, ndryshe…
Previous article Taulant Muka shkencëtar, flluskë sapuni apo falsifikator?

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT