Lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari ditën e djeshme në Vlorë ka folur edhe babai i 25-vjeçarit.
Ky i fundit i cili e mori lajmin e trishtë gjatë një transmetimi LIVE në media, është shprehur se i biri është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18:00-19:00 të pasdites, si zakonisht për të pirë kafe.
“Nuk e dija që kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te i vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur ai.
Xhuljano është identifikuar nga nëna e tij në morgun e qytetit. Ai u gjet i pajetë ditën e djeshme në Vlorë nga kalimtarët e rastit brenda një automjeti.


