Pas shkarkimit nga detyra të dy inspektorëve të AKU Durrës, policia ka ndaluar Arben Gupin dhe Medi Çelën, të cilët u denoncuan një natë më parë në emisionin investigativ Fiks Fare duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës.
“Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme në një emision investigativ ‘Fiks Fare’ ku dy Inspektorë të AKU-së paraqiten duke marrë ryshfet, janë kryer veprimet procedurale nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, të cilët kanë ndaluar shtetasit:
- Arben Gupi 51 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së;
- Medi Çela 49 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së”, njoftoi Policia e Durrësit.
AlpeNews.al bën me dije se Medi Çela është personi mëposhtë:




