• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MORI KËPUCËN DHE MË GJUANTE”/ Burrë e grua dhunojnë njëri-tjetrin për telefonin e djalit ai kishte nga martesa e parë
Home
Aktualitet
Kronikë

“MORI KËPUCËN DHE MË GJUANTE”/ Burrë e grua dhunojnë njëri-tjetrin për telefonin e djalit ai kishte nga martesa e parë

18 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Secili nga të dy kishte qenë i martuar. Burri nga martesa e parë u bë baba i tre fëmijëve. Gruaja nënë e dy fëmijëve dhe kur u takuan së bashku, për secilin nuk kishte asnjë problem e kaluara e martesës së parë.

Megjithatë, ditë pas dite, gruaja pretendon se njëri nga fëmijët e burrit të dytë u bë shkak që ata të përçahen dhe të nisin grindjet. Deri aty sa burri i dytë humbi qetësinë, i bëri valixhet gati dhe pasi e rrahu, i kërkoi të dalë nga shtëpia.

Por edhe 50-vjecari nga ana e tij, thotë se u rrah keq dhe jo vetëm me grushte e sende të forta, por me një këpucë gruaja e ka goditur në fytyrë, aq sa ai u nxi dhe ju krijuan hematoma. Policia e komisariatit numër 4 në Tiranë, i tha Gazetasi.al se nuk arrestoi asnjë nga bashkëshortët, pasi akt ekspertiza tregoi që të dy kanë rrahur njëri-tjetrin dhe mjekët ligjorë konfirmuan se shenjat në trupin dhe fytyrën e kryefamiljarit ishin më të forta dhe shqetësuese.

“Por kisha vendosur mos ta denoncoja”, – thotë përpara policisë shtetasi G.A., i cili në këtë mënyrë dha përgjigje mbi kallëzimin e të dashurës, e cila shkoi përpara tij në polici.

K.A., 43 vjeçe, thotë se kishte rënë dakord të niste një jetë tjetër dhe ishte bindur nga një shkesë, ku i dashuri i vërtetonte se nëna e tyre kishte kujdestarinë e 3 fëmijëve. Edhe ajo i la fëmijët me burrin e parë.

“Por me kalimin e kohës, në shtëpinë tonë vinte shpesh i biri, derisa tha se donte të jetonte me ne. Shkak ishte bërë sipas fëmijës, lidhja e fortë që kishte me babanë”.

Ndonëse nuk ka qenë dhe aq dakord, ajo e ka pranuar këtë zgjedhje. “Nisën zënkat e para dhe djali kishte kërkesa të herë pas hershme, që ia thoshte babait dhe ai mi thoshte mua”, – kallëzon 43-vjeçarja. Në një nga këto ditë, kur K.A., u kthye nga puna, ajo u përball me kërkesën e radhës.

“I biri kishte shfaqur dëshirën për një telefon që kushtonte 1.6 milionë lekë të vjetra. Thashë menjëherë jo, sepse kisha borxhe që duhet ti shlyeja”, – deklaron gruaja, sipas burimeve të Gazetasi.al.

Bashkëshorti ka qenë i prerë: “Djalit do ia blejmë telefonin”, – këmbënguli ai. Në përplasje e sipër, ku njëri këmbëngulte dhe gruaja nuk pranonte, ajo i thotë policisë se u shty përtokë.

“Kaq ishte, më rrahu i nervozuar”, – kujton 43-vjeçarja. Pasi ka dalë nga banesa për t’u qetësuar e për t’u menduar, ajo u rikthye në shtëpi. “Gjeta valixhet të bëra gati dhe ai më rrahu, kërkoi të dilja nga banesa”, këmbëngul denoncuesja.

Policia shton se gjatë veprimeve pyeti kryefamiljarin. Ai shpjegon rrethana të tjera e për ta bindur policinë u zhvesh dhe tregoi shenjat. “Pasi u kthye e stresuar, mori dhe këpucën e më gjuante me të”, – shpjegon dhunën burri.

Policia konfirmon se burri kishte hematoma në faqe dhe veshin e majtë të gjakosur. Për të dy, policia shton se do t’i referojë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje./Gazeta SI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SHUMË KRENARE, QË THASH PO"/ Einxhel flet për rrugëtimin e saj në "Big Brother VIP"
Previous article PRAG LUFTE NË KIEV? Britania heq ambasadën nga kryeqyteti ukrainas

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT