• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MORI I KEQ I LA NË QIELL TË HAPUR/ Veliaj u dorëzon çelësat e shtëpisë së re
Home
Politikë

MORI I KEQ I LA NË QIELL TË HAPUR/ Veliaj u dorëzon çelësat e shtëpisë së re

3 March, 2019 F.autor Politikë

Reshjet e dendura të shiut shkatërruan shtëpinë e vjetër të familjes Mici në Mazrek të Njësisë Administrative të Kasharit, duke e lënë në qiell të hapur familjen me 7 anëtarë.  Pas sistemimit të tyre në Qendrën e Emergjencave në Tufinë,  Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni “Mirësia” nisën menjëherë punën për grumbullimin e fondeve dhe për ndërtimin e një shtëpie të re. Nga sot, çifti Mici, bashkë me fëmijët e tyre, jetojnë në një banesë të re dhe tërësisht të mobiluar.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi familjes Mici çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar. “Ishte një kënaqësi e veçantë sot që të vizitonim shtëpinë e Xhemalit dhe Liljanës, të cilët muajt e fundit kanë kaluar shumë peripeci, nga rreshjet që u prishën shtëpinë e vjetër, tek nëna e sëmurë dhe koha që kaluan tek Emergjencat Civile të Bashkisë në Tufinë. Por, pas çdo rrebeshi lind dielli, ndaj pas kësaj situate shumë të vështirë, Fondacioni “Mirësia”, Bashkia, të gjithë bamirësit e dashamirësit, u mblodhën bashkë për ta ndihmuar këtë familje”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave dhe shoqërisë për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. “Sot po shohim, që duke filluar nga kryeministri i vendit, kryetarë bashkie, deputetë, drejtues fondacionesh, drejtues fetarë, drejtues në komunitet, secili po mundohet të bëjë diçka për të treguar që llafe e mend japin të gjithë, por pyetja është a ka dikush që lëviz dhe i bën dy gurë bashkë, dikush që e merr përsipër dhe e çon deri në fund? Unë jam i bindur se nevoja është shumë e madhe, por sot kjo nevojë është një problem më pak, falë faktit që u ndërtua një shtëpi. Nëse këtë e bëjmë përditë do jetë gjithmonë një problem i zgjidhur, një problem më pak dhe një hapësirë më shumë që të shkojmë e të ndihmojmë dikë tjetër”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës siguroi se ky kontribut do të vijojë edhe më tej, duke u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, ndërsa theksoi se ky është një tjetër shembull se puna flet më mirë se sa fjalët. “Mezi pres që, ashtu si juve ju’a bëri Zoti mbarë që të dilni nga kjo situatë, të kemi mundësi ta bëjmë këtë edhe për nevojtarë të tjerë. Sa të merremi gam-gam me llafe, e lagu s’e lagu, kush e kishte fajin, duke i nxjerrë përditë sytë njëri – tjetrit në televizor, është më mirë ta kalojmë kohën duke ndihmuar. Për sa kohë po bën edhe i pari i vendit dhe ne gjithë të tjerët nëpër komunitete, japim një shembull që me punë flet më mirë se sa me llafe”, theksoi Veliaj

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti theksoi se kjo është prova më e mirë se kur të gjithë bëhen bashkë, mund të ndryshohen realitete duke përmirësuar kushtet e jetesës për njerëzit në nevojë. “Jam shumë e lumtur që realiteti për familjen ka ndryshuar tërësisht, por në anën tjetër, është edhe një lajm shumë më i mirë për gjithë të tjerët sepse duke u bërë bashkë mund të ndryshojnë shumë gjëra. Të bëhemi bashkë për të ndryshuar realitetet e shumë njerëzve”, tha Gjylameti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I THUR ELOZHE YLLIT TË BARCELONËS/ Mourinho: Është më i nënvlerësuari në botë, duhet të...
Previous article KUR POZONTE "TOPLESS"/ Eli Fara kthehet 19 vite pas dhe duket një yll i vërtetë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT