Kreu i mazhorancës gjatë deklaratës për mediat, i pyetur nga gazetarët foli dhe për montimin e “Balales”.
Ai tha se prokuroria dha gjysmë konkluzionet. Ky ishte një konspiracion për rrëzimin e qeverisë. Po ashtu tha se do dalin emrat e atyre qe u përfshinë.
“Po të bëni gazetari i jepni përgjigje shumë shpejt këtyre pyetje dhe ja kishit dhënë përgjigjen shumë më parë se sa prokuroria të arrinte në konkluzione. Unë s’dëshiroj të them më tepër, i di të gjitha se kam angazhuar një grup të posaçëm për të mësuar të vërtetës. Do pres që e vërteta të dalë deri në fund. Unë s’marr vendime as jap pretenca, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”, u shpreh Rama.


