• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MONITORONIN RRUGËN PËR TË SHMANGUR POLICINË/ Pranga 27-vjecarit dhe të resë, ndihmonin në trafikimin e emigrantëve (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

MONITORONIN RRUGËN PËR TË SHMANGUR POLICINË/ Pranga 27-vjecarit dhe të resë, ndihmonin në trafikimin e emigrantëve (EMRAT)

7 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të rinj janë arrestuar pasditen e sotme në Gjirokastër pasi akuzohen për kalimin e paligjshëm të emigrantëve, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Abaz balliu, Artiola Koka, ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim Genc Murati.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard 69”, i zhvilluar më datë 23.07.2023.

Monitoronin rrugën përmes së cilës transportoheshin 8 emigrantë, për të shmangur patrullat e Policisë, identifikohen nga veprime të thelluara hetimore, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Ndërkohë, Policia vijon punën për kapjen 25-vjeçarit që drejtonte automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me ata të Sektorit të Policisë Rrugore, kanë vijuar hetimet e thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në një rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Për këtë rast të goditur nga Policia e Gjirokastrës, më datë 23.07.2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, u vunë në pranga shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në Krujë dhe A. K., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se të dy këta shtetas monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi G. M., 25 vjeç (i shpallur në kërkim gjatë operacionit) transportonte me një automjet tjetër, kundrejt shumës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së. Monitorimi i rrugës kryhej nga 2 të arrestuarit, për të shmangur prezencën e patrullave të Policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit G. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THEU XHAMAT ME TULLË DHE TENTOI TË HYNTE BRENDA/ Dalin pamjet nga tentativa e të riut për të vjedhur filialin e bankës në Tiranë
Previous article ÇFARË NDODHI? Shpërthim i fuqishëm në një port të Turqisë, plagosen 12 persona

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT