• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MONEDHA DIXHITALE/ Shteti i parë që do të përdorë ligjërisht Bitcoin
Home
Nderkombetare

MONEDHA DIXHITALE/ Shteti i parë që do të përdorë ligjërisht Bitcoin

6 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i El Salvadorit deklaroi se ai do të bëjë ligjore përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin në vend.

Nëse plani i tij mbështetet nga kongresi, vendi i Amerikës Qendrore do të ishte i pari në botë që do të miratojë zyrtarisht monedhën dixhitale.

Bitcoin do të përdoret së bashku me dollarin amerikan, monedhën zyrtare të El Salvadorit.

Presidenti Nayib Bukele thotë se Bitcoin do ta bëjë më të lehtë për salvadorianët që jetojnë jashtë vendit të dërgojnë pagesa në shtëpi.

“Në terma afatshkurtër, kjo do të gjenerojë vende pune dhe do të ndihmojë në sigurimin e përfshirjes financiare për mijëra jashtë ekonomisë zyrtare”, tha z. Bukele në një konferencë Bitcoin në Florida, duke shtuar se kjo gjithashtu mund të rritë investimet në vend.

Do të ishte një hap unik dhe i guximshëm, i pari nga një vend sovran, dhe që mund të jetë pjesë e tërheqjes për Z. Bukele, një udhëheqës i ri, i pëlqyer nga media dhe shumë popullor që shqetëson Uashingtonin për tendencat e tij gjithnjë e më autokratike.

Ka akoma shumë pikëpyetje se si monedha dixhitale do të bëhej monedha legale e vendit – do të nevojitej një rregullim i madh i infrastrukturës financiare të El Salvadorit me Bitcoin në zemër të saj. Por, në thelb, duket se kjo është ajo që z. Bukele po propozon.

Pjesa më e madhe e ekonomisë në zhvillim të El Salvadorit bazohet në dërgesat e parave nga jashtë dhe kalimi në një monedhë dixhitale mund t’u lejojë anëtarëve të familjes të shmangin tarifat e kushtueshme të përfshira në dërgimin e parave në shtëpi çdo muaj.

Sido që të jetë, është një lëvizje e cila ka të ngjarë të forcojë imazhin e Bitcoin si “monedha e së ardhmes” dhe qëndrimin e Presidentit Bukele midis mbështetësve të tij si një novator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIM I TREFISHTË NË GREQI/ Mosmarrëveshja për pronën çon në vrasjen e një çifti dhe...
Previous article DETAJET/ Shkatërrohet grupi i trafikimit të kokainës në ishullin Mykonos, ‘koka’ e grupit ishte një shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme Botë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën Botë

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT