Babait të Zarife Hasanajt, Muharrem Hasanaj iu dorëzua sot flamuri kuqezi, me të cilin ishte mbështjellë arkivoli i 32-vjeçares Zarife Hasanaj.
Babai i Zarife Hasanajt, mes lotëve puthi flamurin ndërkohë që në sfond luhej himni kombëtar.
Ushtria i dha babait ‘amanetin’ e të bijës, e cila humbi jetën për të garantuar paqen dhe sigurinë në Shqipëri dhe në botë.
Edhe pse për pak kohë misioni do të mbaronte dhe nëtetarja, Zarife Hasanaj së bashku me kolegët pritej të ktheheshin në atdhe, gjërat nuk shkuan siç duhet. Tashmë kolegët janë kthyer nga Letonia me trupin e pajetë të Zarifes. Ndërkohë ditën e sotme në orën 10:00 janë bërë homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit nëntetares Hasanaj e cila humbi jetën pasi një minë të cilën po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.
Ndërsa në orën13:00 u mbajt ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit”. Vetë e ndjera është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ pasi ra në krye të detyrës. Në nder të saj sot është shpallur ditë zie kombëtrae dhe flamunjtë do të ulen në gjysmë shtizë.


