Pak kohë më parë, artistja e madhe shkodrane Justina Aliaj, u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin infektiv pasi ishte e infektuar me Covid-19.
Pas disa ditësh në terapi intensive, Aliaj ka treguar se tashmë ditët e vështira kaluan. Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku rrëfeu gjithë vështirësitë që ka patur për 6 javë me radhë.
“Unë erdha nga Belgjika në Shqipëri dhe qëndroja në hotel. Më thanë nuk ke Covid, më thanë ke grip. Dhe kam marrë vetëm paracetamol që të kaloja gripin. Kur po shikoja se nuk po ndihesha mirë, nuk doja që të rrija në hotel. Shkova në grupin e teatrit, aty u rrëzova dhe humba ndjenjat. Më kanë ndihmuar shumë, ishte e rëndë të më shohin ata ashtu. Falënderoj Shkëlqim Bashën që nuk më lëshoi deri kur më dërguan në Infektiv. Më mbajtën me klithma, vetëm që të mos bija në gjumin e tmerrshëm që kisha rënë”, tha Aliaj.
“Je komplet pa jetë dhe pret përmirësimin”, artisja e
Kjo e fundit tregoi se e mori vesh se ishte infektuar me Covid në spitalin Gjerman, aty ku ka humbur sërish ndjenjat.
“Mbaj mend ku më kanë vënë oksigjenin, dhe kam parë gjithë çunat e kinemasë. Se si ata kanë çarë, edhe fëmijët e mi po të kishin qenë, nuk do kishin bërë më shumë se ata çuna e vajza”, tha artistja e madhe.
Aliaj tha se nuk bëri tampon në hotel, pasi nuk donte të kërkonte nder të tillë vetëm se ishte artiste.
“Je komplet pa jetë dhe pret përmirësimin”, artisja e
“Është shumë e zorshme me kërku tampon kur ishte krizë për të gjithë. Po të dilja nga hoteli, do të shkoja aty ku është radhë e madhe. E të gjitha këto më penalizuan mua. Më vinte zor të kërkoja tampon, edhe unë popull si të gjithë jam, më vinte turp ta kërkoja. Te spitali gjerman e mora vesh se isha me koronavirus”, vijoi ajo.
E pyetur se kur ka qenë momenti më i vështirë, Aliaj tha: “Momenti më i vështirë është kur të vinte të flesh, dhe të vinë të të pickojnë e të thonë nuk duhet të flesh. Kjo ishte e rëndë. Pastaj e rëndë e gjithë ajo që kalon aty, nuk ke shije, je komplet pa jetë dhe vetëm pret nga kush të vjen përmirësimi. Dhe përmirësimi më erdhi nga doktoreshë Najada. Kam parë një përsosmëri në shpirtin e tyre. E mira nuk ka fund”, tha ajo.


