• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Momente paniku në avionin nga Turqia. Pasagjerët shqiptarë lënë “amanetet”
Home
Sociale

Momente paniku në avionin nga Turqia. Pasagjerët shqiptarë lënë “amanetet”

19 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Momente paniku kanë kaluar pasagjerët e fluturimit me avion nga Stambolli për në Tiranë, mbrëmjen e djeshme.

Avioni i nisur nga aeroporti “Sabiha Gokcen” në orën 21.30 me orën turke, kaloi në disa turbulenca të fuqishme.

Situata ka zgjatur më shumë se 15 minuta, çka shkaktoi ankth tek pasagjerët.

Në avion ishin të pranishëm edhe lojtarët e ekipeve të futbollit Flamurtari dhe Partizani.

Ata ishin nisur nga Antalia në Stamboll, dhe më tej me fluturimin e mbrëmjes për të mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas në orën 21.20 (kjo pasi Turqia është dy orë para me Shqipërinë).

Në momentin kur stjuardesat kanë qenë duke shërbyer ushqime dhe pije për pasagjerët, avioni është përfshirë nga turbulenca shumë të forta, çka detyroi stjuardesat që të çonin menjëherë karrocat me ushqime pranë kabinës dhe të ofronin ndihmë për udhëtarët, shumica shqiptarë, pasi shumë prej tyre kaluan në panik.

Madje një vajzë kaloi edhe gjendje të fikëti.

Kjo situatë u përballua fillimisht me batuta edhe nga lojtarët e Luftëtarit dhe Partizanit, duke thënë me humor se do ishte mirë të tregonin kodet e kartave bankare dhe rrjeteve sociale, por në momentin kur turbulenca zgjati shumë dhe avioni pësoi edhe një rënie të lirë për disa sekonda, situata u bë më dramatike.

Mes ulërimave, lutjeve, e disa pasagjerëve që nisën të hapin telefonat për të folur me të afërmit e tyre, situata u kthye në normalitet.

Por ankthi i kaluar u ndje thuajse gjatë gjithë pjesës së mbetur të fluturimit, ku pasagjerët frikësoheshin në çdo “luhatje” (normale) që pësonte avioni.

Kur rrotat e avionit prekën tokën, lojtarët kanë bërë një gjest që më tej përfshiu gjithë avionin:

“Duartrokitje dhe brohoritma “shpëtuuuaaam” ishte momenti kur pasagjerët u lehtësuan dhe falenderuan zotin që gjithçka kaloi me aq“.

/express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthehet Xheni, ish-banorja jep lajmin e MADH: Është fejuar, por... (FOTO)
Previous article Ndërtuesi i Aeroportit të Vlorës, njeri i afërt i Erdogan. Po ndërton dhe TERMINALIN më të madh në botë

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT