• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOMENT I SIKLETSHËM/ Berisha denoncon Ramën në Strasburg, drejtuesja e seancës i fik mikrofonin pas 2 minutash
Home
Politikë

MOMENT I SIKLETSHËM/ Berisha denoncon Ramën në Strasburg, drejtuesja e seancës i fik mikrofonin pas 2 minutash

29 January, 2026 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi zgjedhjet e 11 majit gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Por lideri i opozitës u ndërpre nga drejtuesja e seancës, e cila i fiku mikrofonin, ndërkohë që ishte duke u zhvilluar një debat për temën “zgjedhjet në kohë krizash”.

Berisha e nisi fjalimin e tij duke iu referuar kësaj teme dhe ndërhyrjes së Rusisë në proceset zgjedhore, por më pas kaloi në situatën në Shqipëri, ku tha se 28 deputetë kanë hyrë në Parlament me mbështetjen e krimit. Pasi foli pak më shumë se 2 minuta, Berisha pa që mikrofoni i tij u fik, e megjithatë vijoi të fliste. Drejtuesja e seancës i kujtoi që mikrofoni ishte fikur dhe nuk po përkthehej për deputetët e tjerë, e më pas i dha fjalën deputetit pasardhës në listën e diskutimeve.

VIDEO

Drejtuesja e seancës: Fjalën e ka zoti Sali Berisha

Sali Berisha: Mendoj se çështja e zgjedhjeve, si në krizë ashtu edhe jashtë krizës, pyetja më themelore është kjo: A ka zgjedhje apo ka një farsë zgjedhore? Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës, ndërsa farsa zgjedhore ka efektin e kundërt. Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti–parti ose partia–shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një shteti partiak. Problemi i dytë madhor është narkoshteti.

Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë që kanë hyrë në parlament janë mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, ata kanë marrë 450 leje për hotele, motele, ndërtesa dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre janë përdorur për të bllokuar të gjithë prokurorinë. Prokuroria kërkon të arrestojë dhe t’i heqë imunitetin zëvendëskryeministres. Edi Rama, kryeministri që quhet Ramaduro, e ka bllokuar iniciativën e prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje është emri i tij. E njëjta gjë po ndodh edhe me AKSHI, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë.

Drejtuesja e seancës: Faleminderit shumë… (Berisha vijon të flasë pa mikrofon)

Drejtuesja e seancës: Mikrofoni gjithashtu është i fikur, nuk ka më përkthim. Faleminderit shumë. Para se të kalojmë te zoti Laszlo Veche, sepse ai kishte një listë tjetër, por tani mund ta marrë dhe ai është gati. Ju lutem, e keni fjalën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMIA TRONDITËSE/ Nëna e Bleona Matës mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…
Previous article DOSSIER/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT