• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi
Home
Dossier

DOSSIER/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

29 January, 2026 s.autor Dossier

Në pranverën e vitit 1964, një grua e moshuar, e lodhur nga vitet dhe nga humbjet, u ul për të shkruar një letër që nuk ishte as ankesë dhe as kërkesë zyrtare, por një përpjekje e fundit njerëzore, për t’u dëgjuar. Mediha Frashëri ishte në atë kohë 72 vjeçe. E veja e profesorit Refat Frashëri dhe nëna e Vedat Frashërit, dëshmor i Luftës Nacional-Çlirimtare, ajo i drejtohej Enver Hoxhës, jo si një figurë politike, por si një nënë tjetër, me shpresën se përtej pushtetit mund të gjendej ende një grimcë mëshire.

E mbetur pa shtëpi, e strehuar prej vitesh në shtëpinë e piktorit Sali Shijaku, ajo jetonte me vajzën e saj shurdh-memece, duke e ndarë jetën mes varfërisë, plakjes dhe një dhimbjeje që nuk kishte zë. Ndërkohë, vajza e madhe jetonte prej tridhjetë vitesh në Stamboll, larg nënës dhe larg vendit, dhe dëshira për ta parë qoftë edhe një herë të fundit, ishte kthyer në një nevojë ekzistenciale për dhimbjen e saj.

Kërkesa për të udhëtuar drejt Turqisë, nuk u refuzua menjëherë. Përkundrazi, ajo ndoqi rrugën formale institucionale të kohës dhe, sipas dokumenteve arkivore, u shqyrtua fillimisht nga organet kompetente të shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme zhvilloi verifikimet përkatëse dhe, pas përfundimit të tyre, dha mendim pozitiv për lejimin e udhëtimit të Mediha Frashërit si turiste në Turqi. Ky miratim iu komunikua edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, çka nënkuptonte se procedura konsiderohej e mbyllur dhe se udhëtimi ishte lejuar zyrtarisht.

Por procesi mori një kthesë të menjëhershme në momentin kur u konstatua se Mediha Frashëri, i ishte drejtuar paralelisht me letër personale edhe Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhës. Fakti që ministria kishte njoftuar të interesuarën për miratimin e lejes pa u shprehur më parë Sekretari i Parë, u konsiderua një shkelje procedurale.

Megjithëse ky gabim u njoh, vendimi nuk u korrigjua në favor të Mediha Frashërit. Përkundrazi, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, leja e udhëtimit e dhënë më parë u anulua, duke e kthyer një proces administrativ të përfunduar, në një akt refuzimi politik dhe personal.

Kështu, një kërkesë e miratuar nga institucionet e shtetit u rrëzua jo mbi bazë rreziku, shkeljeje apo kundërshtimi ligjor, por thjesht sepse diktatorit nuk iu duk e arsyeshme që Mediha Frashëri, të udhëtonte drejt Stambollit për të takuar vajzën e saj pas 30 vitesh të ndara.

Teksti i plotë i letrës së Mediha Frashërit, dërguar Enver Hoxhës

Unë që po të shkruaj këtë letër, jam e veja e Prof. Refat Frashërit, patriot i Rilindjes dhe nëna e Vedat Frashërit, dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare.

Jam plakë 72 vjeçe, quhem Mediha, jetoj me vajzën 36 vjeçe fatkeqe, se është e shurdhër dhe memece. I falënderohemi shumë dhe i jemi mirënjohëse thellësisht Partisë, që ka vlerësuar meritat patriotike të tim shoqi dhe djalit tim të vetëm dhe të dyja ne marrim pensionin e tyre; e rrojmë shumë mirë, se i gjalli i do të gjitha.

Mirëpo, ç’më shtyn mua, o bir, që të vij gjer tek Ju me këtë letër.

Neve s’kemi shtëpi. Këto 7–8 vitet e fundit na ka mbajtur për miqësi nëna e Sali Shijakut, në një dhomë në shtëpinë e tyre. Na vjen rëndë që ua kemi zënë shtëpinë të tjerëve.

Kemi bërë lutje në Komitetin Ekzekutiv Kryetarit, që të na japë edhe neve një dhomë e kuzhinë në shtëpitë e shumta që ka bërë shteti, po për fat të keq, s’po na i vënë veshin fare. Unë jam plakë me një këmbë në varr, një përmbi varr, vetëm më vjen keq për këtë çupë fatkeqe.

E dyta, kam çupën e madhe që jeton në Stamboll prej 30 vjetësh, se unë jam me prejardhje turke. Çupa na ka kërkuar mysafir në Stamboll, se na ka marrë malli. Bëra lutjen në Ministri dhe më lajmëruan që nuk mund të shkoj në Stamboll mysafire, si shumë të tjerë!

Pse të mos lejohem unë sa të shoh time bijë e të kthehem prapë në Shqipëri, në vatanin tonë, ku më kanë rënë kockat e burrit tim të mirë dhe kockat e djalit tim të vetëm, që më ka përvëluar shpirtin.Unë, o bir, kimetli i të gjitha nënave, pres përgjigjen tënde.

Të përqafoj me dashuri të madhe.

Adresa: Lagjia “Vojo Kushi”

Rruga “Vildan Luarasi” Nr. 4

LETRA E HAXHI KROIT, SEKRETARIT PERSONAL TË ENVER HOXHËS MBI PROBLEMIN E LEJES SË DHËNË MEDIHA FRASHËRIT PËR TË SHKUAR SI TURISTE TEK E BIJA NË TURQI

Mediha Frashëri, në letrën dërguar shokut Enver kërkonte për të të ndërhyrë që të shkonte si turiste në Turqi te e bija që s’e ka parë prej 30 vjetësh. Ne ia dërguam organeve të Ministrisë së Brendshme si organ kompetent për ta parë kërkesën e saj dhe për t’i dhënë shokut Enver mendimin e vet për këtë mbi këtë kërkesë. Ministria përgjigjet se asaj iu aprovua kërkesa dhe se është njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.

Bisedova me shokun Kadri Hazbiu, se në rastin konkret, gjersa qytetarja i është drejtuar sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, dhe nga Komiteti Qendror kërkohej vetëm mendimi për këtë kërkesë, nuk ishte mirë që ajo mori përgjigje nga Ministria, para se të informohej dhe të vendoste vetë shoku Enver për këtë çështje.

Shokiu Kadri e gjen të drejtë vërejtjen, por tha se e interesuara u kish bërë më parë letër organeve të Brendshme. Kështu kur vajti kërkesa për të nga Komiteti Qendror, hetimet kishin përfunduar në mënyrë pozitive për të, pa e ditur se ajo i ishte drejtuar edhe shoku Enver. Ministria e ka parasysh këtë rregull, kur i dërgohen nga Komiteti Qendror.

21.12.1964

Haxhi Kroi

SHËNIMI I ENVER HOXHËS KU UDHËZON QË MINISTRIA E BRENDSHME T’JA ANULOJË LEJEN QË I KA DHËNË MEDIHA FRASHËRIT PËR TË SHKUAR SI TURISTE TEK E BIJA NË TURQI

Ata ja kanë dhënë, por po të mundin t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, megjithëse nuk e di se çfarë bën tani kjo grua?/ Memorie.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENT I SIKLETSHËM/ Berisha denoncon Ramën në Strasburg, drejtuesja e seancës i fik mikrofonin pas 2 minutash
Previous article SHKRIRJA E KADASTRËS NË VLORË/ Nën shoqërimin e policisë, nis transferimi i materialeve drejt Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit... Dossier

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT