Përfaqësuesja e Punëve të Jashtme në BE, Federica Mogherini, do të mbledhë ditën e hënë më 18 dhjetor kryeministrat e 6 vende të Ballkanit Perëndimor.
Takimi do të zhvillohet në Bruksel.
Në darkë janë ftuar kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.
Para darkës së përbashkët të punës, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra bilaterale me secilin nga kryeministrat e thirrur.


