• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Falsifikohen mijëra metra tokë në Dhërmi. Priten arrestime
Home
Breaking News

Falsifikohen mijëra metra tokë në Dhërmi. Priten arrestime

15 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Vlorës ka lëshuar dje urdhrin për sekuestrimin e një sipërfaqeje rreth 4800 metra tokë në zonë e bregdetit të Palasës dhe Dhërmiut.

Siç mësohet, kjo sipërfaqe toke ndodhet në një pjesë të konsiderueshme në bregdet dhe pjesa tjetër në kodër. Sipërfaqja më e madhe e tokës mësohet se ndodhet në zonën e Dhërmiut dhe është në pronësi të shtetasit A. Dhimogjika. Urdhri për sekuestrimin e tokës është lëshuar nga Prokuroria e Vlorës, pasi dyshohet se ajo është përfituar me dokumente false.

Sipas të dhënave nga Prokuroria, hetimi për këtë sipërfaqe toke ka nisur rreth një vit më parë. Tashmë nën hetim për sipërfaqen e tokës së sekuestruar janë edhe disa persona të tjerë, identiteti i cilëve nuk bëhet i ditur.

Por nuk përjashtohet fakti që në hetim të merren edhe persona nga Hipoteka e Vlorës, të cilët kanë regjistruar këtë pronë në emër të personave të tjerë.

Prokuroria e Vlorës konfirmon se hetimet kanë nisur rreth një vit më parë, pas një ankese dhe denoncimi të ardhur mbi përvetësimin e sipërfaqes së tokës në zonën e Palasës dhe Dhërmiut, ndërsa hetimet kanë qenë intensive.

Referuar hetimeve të nisura, burime nga Prokuroria kanë saktë- suar se ka pasur informacione të cilat çojnë në përfundimin se toka mund të jetë përfituar me dokumente të falsifikuara, tokë e cila është në pronësi të shtetasit A. Dhimogjika.

Për momentin, Prokuroria konfirmoi se është lëshuar vetëm urdhri i sekuestrimit për 4800 metra tokë, ndërsa hetimet vijojnë ende dhe shumë shpejt personat që mund të jenë përgjegjës do të arrestohen.

“Hetimin e kemi nisur rreth një vit më parë pas denoncimit të një qytetari. Gjatë hetimit është konstatuar se ndaj kësaj prone janë kryer falsifikime të shumta në dokumentacion, ndaj deri në procedimet e mëtejshme që do të kryhen ndaj personave përgjegjës, u vendos që të sekuestrohet fillimisht prona, me qëllim që të mos kryhen më veprime që kanë të bëjnë me shitblerje të saj”, bënë të ditur burime nga Prokuroria.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se prona është tjetërsuar sa i përket emrit të pronarit dhe më pas është shitur një pjesë e saj edhe te persona të tjerë që kanë qenë të interesuar. Tashmë dosja dhe veprimet që janë kryer nga Hipoteka e Vlorës janë duke u hetuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryemadhi: Rama ka blerë shoqërinë civile me paratë e drogës, do të bllokojë...
Previous article Mogherini mbledh në Bruksel 6 kryeministat e Ballkanit

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT