• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MODA E RE E MASHTRIMEVE/ Femra sharmante, “me emër” dhe “me norma” që të fikin derën atëherë kur nuk e pret
Home
Ekskluzive

MODA E RE E MASHTRIMEVE/ Femra sharmante, “me emër” dhe “me norma” që të fikin derën atëherë kur nuk e pret

14 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Rastet e mashtrimit për para po shtohen dita ditës, dhe shumë njerëz po bien pre e tyre. Janë të shumta rastet ku janë denoncuar, dhe më shumë bien në sy kur këto kryen nga gjinia femërore, por jo vetëm.
Në dukje janë sharmante, disa prej tyre të njohura per publikun. Shfaqen shpeshherë me “norma”, të cilat më vonë perfundojnë në “fikje dere.”

Thënë kështu pasi një ndër mashtrimet më të bujshme të koheve të fundit është ai i Olesia Dukës, stomatologes 38 vjeçare që mashtronte biznesmenë e qytetarë në kembim të shumave të ndryshme të parave.

Rasti me i fundit sot, ku një tjetër e mashtruar ka vendosur të akuzojë përpara kamerave dhe të rrëfejë se si Olesia Duka, e mashtroi duke i marr 30 mijë euro me të cilat Fjorza Mullaj kuronte vajzën e saj 2-vjeçare të sëmurë me fibrozë cistike.

Një ngjarje jo e zakonshme e cila kishte disa muaj që ndodhte në kryeqytet nga nje 23 vjeçare Suada Kasa, e cila mashtronte nëpërmjet qirave fiktive studentë ose individë të tjerë që kishin nevojë të merrnin një shtëpi me qira. Sipas njoftimit të policisë e gjithë skema e vajzës së re që e kishte menduar mashtrimin si punë për mbijetesë kishte të bënte me marrjen e shtëpive me qira në emër të saj e më pas jua paraqiste studentëve si prona të sajat ku për çdo hyrje merrte shuma që shkonin nga 30 deri në 50 mijë lekë të reja si parapagim për shtëpinë.
Skema e mashtrimit
Nëpërmjet gazetës “Çelësi”, një 23-vjeçare nga Kruja ka mashtruar të paktën 16 persona në Tiranë, të cilëve u merrte parapagim nga 30 deri 45 mijë lekë të reja për dhënien me qira të një banese që nuk ishte pronë e saj dhe më pas zhdukej. Kjo është historia e te pandehurës Suada Kasa, e cila është dërguar këtë të hënë për gjykim nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e mashtrimit më shumë se një herë. Sipas prokurorit të çështjes, vajza nga Kruja e cila jeton në periferi të Tiranës, pasi merrte me qira një hyrje kryesisht në zonën e “21 Dhjetorit” pranë “Sabaudin Gabranit”, pranë “Zogut të Zi” ose ‘Don Boskos’ linte njoftim në gazeta të ndryshme për dhënie me qera të kësaj banese.
Precedenti
Gjatë kontaktit me prenë e saj që kryesisht ishin studentë apo të rinj që ishin punësuar në kryeqytet dhe ju duhej një shtëpi vajza u kërkonte atyre parapagim për 3 deri në katër muaj, duke i joshur ata me një qira më të ulët në raport me çmimet e banesave në këto zona. 16 persona mes të cilëve shumica janë studente nga rrethet e kanë kuptuar që janë mashtruar prej të panjohurës në momentin që pronarët e vërtetë të banesës kanë trokitur për të kërkuar qiranë e shtëpisë. Sipas prokurorit ata kanë denoncuar në polici dhe pas përshkrimit fizik të 23-vjeçares agjentet e krimeve kanë rënë në gjurmët e saj. E akuzuara i ka deklaruar policisë dhe prokurorisë se nuk e mbante mend sa persona kishte mashtruar në këtë formë, por sipas saj ajo e kishte zgjedhur këtë mënyrë jetese, pasi kishte probleme ekonomike.

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga Elvira Lani 39 vjeҫ, e cila akuzohet se ka mashtruar disa persona në shuma me shuma të mëdha parash.

Një 43-vjeçare nga Elbasani, Vjollca Misha,mashtornte duke i premtuar një gruaje nga Drenova se do t’i gjente një punë, ajo i ka marrë asaj 200 mijë lekë, jo vetëm duke mos e punësuar kundrejt ryshfetit, por edhe duke u fshehur. Pas kallëzimit në Prokurori, ndaj Mishës u lëshua një urdhër-arresti për vjedhje me anë të mashtrimit, që u ekzekutua dje. Misha nuk e kishte për herë të parë fitimin e parave me këtë formë, pasi ka mashtruar më parë edhe disa persona të tjerë.

Luli dhe Adelia Makashi, nënë e bijë që mashtruan me vizat kanadeze:

27 persona në qytete të ndryshme të vendit denoncuan për shtetaset në fjalë , skemë mashtrimi pas denoncimit të bërë nga ato. Luli dhe Adela u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro (në disa raste edhe me dollar). Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 10 vite burg per Lule Makashi dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit.

Klodiana Kuqi
Klodiana mbart pseudonimin “Supermashtruese”

Gjithçka fillon kur Klodiana i premton fqinjit të saj (Klodian Dedja) se do fuste në punë nusen e tij (Elona Dedja), si infiermiere në spitalin e qytetit. Vetëm se për ta bërë këtë i duheshin 1000 euro. Kjo nuk ndodhi dhe është sot një nga akuzat që i rëndon Klodianës.
Si kjo, ka dhe dhjetra raste të tjera ku Klodjana akuzohet se ka marr shumë parash në këmbim të favorave me persona që ajo mendohej se i njihte.
Siç edhe shohim në “Facebook-un” e saj, Klodjana duket se shpeshherë i pelqente të bente postime nga jeta e saj, me veshje, udhëtime apo ushqime.

Jo vetëm femrat, por një nga rastet më të çuditshme është edhe ai i 29 vjeçarit:

Dy biznesmenë të njohur kanë rënë pre e një mashtruesi 29-vjeçar, për të cilin policia thotë se dyshohet se ka marrë para nga rreth 900 persona, duke përdorur skema piramidale. Bëhet fjalë për Ledjon Muçarakun nga fshati Grykë i Fierit, i cili u arrestua, pas një hetimi pesëmujor, ku fillimisht dyshohej për pastrim parash, por më pas rezultoi se ishte supermashtrues. Dy nga biznesmenët që kanë rënë pre e skemës së tij janë Besnik Sulaj dhe Pjerin Fusha.

Biznesmenët:
Për këtë çështje, nga burime të policisë mësohet se mes listës së gjatë prej 900 vetash që janë mashtruar, kanë qenë edhe mjaft biznesmenë, disa prej të cilëve të njohur në të gjithë vendin dhe me prona me vlera marramendëse. Kështu, njëri prej tyre, biznesmeni Besnik Sulaj, mësohet se është administrator i një prej komplekseve më luksoze e më të njohura në qendër të Tiranës, ndërsa tjetri, Pjerin Fusha, njihet si një biznesmen mjaft i fuqishëm në sektorin e ndërtimit, por edhe që familja e tij ka kontribuuar për klubin e futbollit të Vllaznisë. Edhe pse këta dy biznesmenë njihen si mjaft të suksesshëm, kriza ekonomike duket se i ka bërë që t’i nënshtrohen Ledianit dhe të nënshkruajnë kontrata për marrje të parave me fajde prej tij me interesa më të favorshme se në banka. Madje, pronari i kompleksit të lokaleve, restoranteve dhe kazinove në qendër të kryeqytetit, i është dashur të lërë si garanci godinën luksoze për 200 mijë eurot që do të merrte hua te Lediani. Ndërsa tjetri e ka shëtitur për disa ditë në fuoristradën e tij, duke mos arritur të kuptojë se çfarë fshihej pas fjalëve dhe premtimeve të 29-vjeçarit.
AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flamurtari-Kamza/ Ekipi i Duros vetëm për fitore pas 3 humbjeve, Ndreu pa frikë në Vlorë
Previous article MAQEDONI/ Mes shumë tensioneve, Kuvendi miraton ligjin për gjuhën shqipe, me 64 vot pro

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT