Që Lulzim Basha tani pas 30 Qershorit, është në hallin më të madh politik të jetës së tij, këtë e di edhe militanti më syerrët. Propoganda e tij qesharake, nëpërmjet mashtrimeve bajate të opinionit publik, tregon edhe më shumë se sa kaq. Tregon, se halli që e ka zënë tashmë PD me Lulzim Bashës dhe halli i Lulzim Bashës vetë me opozitën e rrugës, është i pazgjidhshëm.
Këtë e dëshmon teksti dhe një video e postuar sot nga kryetari i opozitës së rrugës, në rrjetin e tij social facebook, që fillon me fjalinë shterpë: Shqiptarët janë sot të varfër, sepse janë vjedhur!
E kush e thotë këtë? Lulzim Basha. Ose e thënë ndryshe, ish ministri i Transporteve të qeverisë “Berisha” që e ka ende dosjen të hapur nga drejtësia shqiptare për vjedhjen e rreth 230 milionë eurove në rrugën e Kombit!
Për ti mbushur mendjen njerëzve për këtë akuzë, ai thotë se zyra e Edi Ramës kushtoka 5.5 milionë euro. Kush e thotë këtë? Nga del kjo shifër? E si mund të kushtojë kaq një zyrë të cilën përpara kryeministrit aktual, e ka patur për 8 vjet me radhë Sali Berisha?
Ku janë provat? Faktet? Dokumentat? Lista e punimeve apo sendeve që janë blerë për të vërtetuar se ajo që thotë “kandidati për Kryeministër” është e vërtetë? Ska asnjë. Po pse thuhet atëherë?
Aq shumë ka ngjitur kjo akuzë, por edhe shifrat e tjera të ofruara nga propaganda bajate e PD se “290 mijë shqiptarë nuk kanë ushqim” (?!) apo se në “6 vjet qeveria ka harxhuar 32.5 milionë euro vetëm për bileta avioni”, sa pas disa orësh nga postimi i Lulzim Bashës, vetëm… 4 militantë e kanë komentuar atë pa fjalë, por thjeshtë duke ngritur dy gishtat lart.
Çfarë mjerimi propogandistik, i denjë veç për librin e rekordeve “Guinness”!
Alpenews.al