Sali Berisha ka pranuar se do t’i shërbente me zell Enverit, por nuk e kanë pranuar në stafin mjekësor. I pyetur për librin e Isuf Kalos dhe pjesmarrjen në inagurim, Berisha u shpreh “Isuf Kalo është një mik i imi që në vitin e parë të karrierës sime mjekësore. Kemi qenë në një klinikë dhe kemi patur që në fillim një shoqëri e miqësi që nuk është lëkundur kurrë. Në ato vite, me Isuf Kalon, dëgjonim emisionet e zgjatura të BBC, rusisht, që ishin më anti-komunistët e kohës.
Ka qenë mjek i diktatorit Enver Hoxha. Nuk gjen një njeri që të thotë se, Isuf Kalo më tradhtoi. Ka qenë një mik luajal. Unë respektoj zgjedhjen e njeriut. Ai ka shkruar një libër por miqësia është miqësi. Dhe e fundit, ka qenë një jetë e gjatë në diktaturë. Nuk ka njeri të thotë se pësova gjënë më të vogël nga Isuf Kalo. I kam shkuar dhe do ti shkoj”, deklaroi Berisha.
Berisha është pyetur edhe për tërmetin e së shtunës. “Tërmeti më zuri në shtëpi, në kat të 2-të. Për çudi nuk u tremba. Rastisi që nuk u tremba, sepse nuk e marr vesh as vetë. Po lexoja, e mbylla librin dhe dola jashtë. I dyti më gjeti jashtë,” deklaroi ai.



