Kryeministri Rama i uron ditëlindjen mjekut të njohur të Infektivit Tritan Kalo.
“Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës.
Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike.”, shkruan kryeministri Rama dhe publikon foton e mjekut Kalo.
Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha përballen në vijën e…
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 18. Juli 2020


