Kryeministri Edi Rama është shprehur se çështja e kuotës së emigrantëve nuk mund të ndryshojë në formën që ata duan.
Në një intervistë për gazetarin Robert Goro, në Tribuna TV, tha se në bashkëpunim me Greqinë, do të bëhet ajo që është e mundur, por që emigrantët s’mund të kërkojnë të pamundurën. Ai shtoi se shteti nuk mund të vrasë virusin.
Përsa i përket marrëdhënieve Greqi-Shqipëri, kryeministri tha se ka ftuar Mitsotakis në Shqipëri dhe se shumë shpejt ai do të vijë në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare.
Pyetje: Zoti kryeministër brenda 10 muajsh është hera e dytë që takoheni me kryeministrin grek, pas takimit të mbrëmshëm, vërtet marrëdhëniet shqiptaro-greke kanë hyrë në rrugën e gjetjes së shkëlqimit të tyre?
Edi Rama: Unë jam shumë i kënaqur nga fakti që kryeministri i Greqisë është pa asnjë dyshim i angazhuar për t’i çuar marrëdhëniet shqiptaro greke në nivelin e marrëdhënieve mes popujve, që janë janë të shkëlqyera dhe për të adresuar të gjitha problemet ende për zgjidhje, që janë në tavolinën e dialogut të nisur kohë më parë.
Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që kryeministri Mitsotakis, ka lëvizur në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së shqiptarëve që jetojnë në Greqi.
Dhe akti i kalimit në Parlament i legjislacionit për lejet e drejtimit ishte një akt i një vullneti të mirë që do të pasohet nga të tjerë.
Shpejt do të takohem me Dendias që është një mik shumë i mirë dhe ka një sensibilitet të admirueshëm në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Të dy së bashku, edhe kryeministri grek ka një qasje pozitive ndaj Shqipërisë. E kam ftuar në Tiranë dhe shpresoj që kryeministri të vijë.
Pyetje: Me njoftimin e kryeministrisë greke në darkën e mbrëmshme thuhet se ju bashkë me Mitsotakis keni veçuar integrimin normal të shqiptarëve në Greqi. Megjithatë ata ndeshen me një problem, tashmë të shkaktuar edhe nga periudha e pandemisë, faktikisht ka vështirësi për kalimin e kufirit, vazhdojnë kuotat…a diskutuat në lidhje me këtë çështje?
Edi Rama: Gjithçka që është e mundur do të bëhet. Askush nuk do të kërkojë të pamundurën pasi jemi në një kohë shumë të keq për të gjithë botën.
Të gjithë në shqiptarët, duhet të kuptojmë se të gjithë ne do të marrim barrën e peshës dhe përgjegjësisë, që do të thotë se Covid duhet tëë përballohet individualisht, kolektivisht dhe shtetërisht.
Dhe nga këta tre komponentë kuptohet që secili duhet të bëjë pjesën e tij. Nuk jemi në kohën që bëjmë atë që duam dhe kur duam, dhe shteti të vrasë virusin, nuk funksionon ashtu.