Qindra makina me militantë të Partisë Demokartike janë pozicionuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” duke krijuar një varg deri te sheshi ‘Nënë Tereza’.
Zgjidhja e menduar nga organizatorët për të shmangur infektimin e mundshëm në turmë duket se nuk ka funksionuar. Personat që ndodheshin në automjete kanë zbritur duke u grumbulluar me njëri-tjetrin.
Në çelje të fushatës, teksa kandidatët e PD janë vendosur në tribunë, moderatori u ka bërë thirrje të pranishmëve të ruajnë distancën, duke u shprehur “Vdektë Edi Rama për ju”.


