U hodh nga ballkoni i hotelit në Athinë në mënyrë misterioze. Identifikohet shqiptari pasi iu gjet një fotokopje e pashaportës. Ai është Emiljano Desaj nga Skrapari 42 vjeç. Pasi është identifikuar, mbetet ende mister veprimi i tij. Sjellja e çuditshme dhe çanta me para e shtojn akoma më shumë misterin e kësaj ngjarje tragjike. Policia po heton nëse fotokopja e pashaportës i përket të vetëvrarit.
08:46
Një ngjarje e çuditshme misterioze dhe tragjike ka ndodhur në Greqi.
Një person është futur në një hotel dhe pa folur as me recepsionin i është drejtuar ashensorit me shpejtësi duke vazhduar për në ballkonin e katit të pestë nga ku u hodh dhe përfundoi në shesh i pajetë. Recepsionisti thirri policinë por ndërkohë që ajo mbërriti në vendngjarje, viktima kishte ndërruar jetë.
I vetëvrari nuk ka asnjë dokument por sipas mediave grek ai është shqiptar. Në posedim të të vetëvrarit është gjetur një çantë plot më para. Policia ende duket se nuk ia ka dalë që të gjejë arësyet e vërteta që të shpjegonte veprimin e mistershëm të vetvrasjes “luksoze”.
Përgatiti:AlpeNews.al


