• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISTERI PËR VENDODHJEN E TIJ/ Prigozhin shihet në Shën Petersburg
Home
Nderkombetare

MISTERI PËR VENDODHJEN E TIJ/ Prigozhin shihet në Shën Petersburg

27 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Raportohet se Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar Wagner, ndodhet në Shën Petersburg, aty ku është duke u mbajtur samiti Rusi-Afrikë. Vendndodhja e Progozhit, i cili e udhëhoqi një kryengritje jetëshkurtër në Rusi muajin e kaluar, nuk dihej kohëve të fundit.

Bashkëpunëtori i Progozhinit, Dmitry Syty, i cili është kryetar i Qendrës Kulturore të Rusisë në Republikën Qendrore të Afrikës (RQA), e publikoi në rrjetin social Telegram një fotografi me përfaqësuesit e RQA-së më 27 korrik, për të cilën thotë se ishte bërë në takim.

Fontanka raporton se fotografia ishte bërë në Hotelin Trezine, i cili është në pronësi të familjes së Prigozhinit. Megjithëse vendndodhja e Prigozhinit ka qenë mister muajin e fundit, besohet se ai lëviz mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Besohet se 3.450 deri në 3.650 ushtarë të grupit Wagner kanë shkuar në një kamp afër Asipoviçi në Bjellorusi, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit ukrainas, sipas Belaruski Hajun, grupit i cili i gjurmon lëvizjet e trupave ushtarake brenda vendit.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe Prigozhinit në qershor, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

Prigozhini e ka regjistruar një “kompani për menaxhimin e patundshmërisë” në Bjellorusi javën e kaluar me emër Concord Management and Consulting. Dokumentet e analizuara nga mediumi i pavarur bjellorus reform.by, tregojnë se kompania është regjistruar në adresën e njëjtë të fshatit ku është i vendosur kampi mercenar Wagner./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Paralajmëron Guterres: Është vetëm fillimi, duhet të merren masa
Previous article JAPONIA NDALON EKSPORTIMIN E GJYSMËPËRÇUESVE/ Kina reagon me zemërim

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT