2022 u mbyll me ngjarje të bujshme ku një nder to është zhdukja e Ervis Martinajt, të shumë kërkuarit të drejtësisë.
Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.
Në 9 gusht familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktin me të. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë. Dyshimet janë se Ervis Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër.


Po kontrollet në banesën e tij, ishte vetë Martinaj që i kishte paralajmëruar, vetëm pak para se të zhdukej. Prokuroria e Laçit, që po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të biznesmenit Ervis Martinaj, ka konfirmuar gjatë verifikimeve të saj, vetëm një komunikim të thatë, që Martinaj ka kryer me xhaxhain e tij, përmes aplikacionit “Telegram”. Mesazhi është dërguar pasditen e 9 Gushtit, nga Martinaj në orën 19:21, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.
Ky mesazh pas 3 minuta është parë nga gruaja e Rakipit, L.Martianj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës. Ajo në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 Gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga policia apo nga…….”.



