Kjo është Mikayla Holmgren, 22-vjeçarja me sindromën Down që theu barrierat e kompeticioneve të bukurisë. Si përfaqësuese e shtetit të Minessota-s, Mikayla mori pjesë në Miss USA, e para me sindromën Down.
Audienca e spektaklit shpërtheu në duartrokitje dhe njerëz kudo u frymëzuan nga diversiviteti i Miss-eve.
“U shokova, qava,” tha Mikayla pasi fitoi çmimin Spirit of Miss USA. “Kalova nga konkurset e bukurisë për persona me nevoja të veçanta, në konkursin më të madh të bukurisë në botë. Është çmenduri.”
22-vjeçarja është valltare dhe performuese. Përmes këtyre disiplinave ajo shpreh veten dhe shpreson se pjesëmarrja e saj në konkurs do të zbehë nga pak përshtypjet e gabuara që kanë njerëzit për sindromën Down.
“Dua të shfaq personalitetin tim. Dua t’i tregoj botës si është të jesh unë, e lumtur, e gjallë. Dua t’i tregoj botës si është në të vërtetë sindroma Down,” tha ajo më herët gjatë këtij viti.
Ka ardhur momenti ta vlerësojmë bukurinë në gjithë trajtat e saj. Mikayla hodhi hapin e parë.



