• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
7 gjëra që mendojmë ndërsa depilohemi tek estetistja
Home
Jetë

7 gjëra që mendojmë ndërsa depilohemi tek estetistja

29 November, 2017 k.autor Jetë

Ne durojmë dhimbjen e periodave, heqjen e vetullave, mustaqeve, ndonjë injeksion bukurie tek-tuk dhe jemi të bindura se jemi tolerante ndaj dhimbjes. Depilimi s’duhet të bëjë përjashtim. Si një xhiro në park. Shkojmë!

1. Pse dreqin e lashë të më rritet kaq?

Ti po zhvishesh ndërkohë që estetistja pret në këmbë sa të shtrihesh. Në këtë moment kupton se nuk ishte një ide edhe aq e mirë të prisje sa të të vinin dhe të të iknin periodat për t’u depiluar. Po duhet të ketë parë edhe më keq…apo jo? Ah dreqin duhet të kishte firmosur një kontratë konfidencialiteti para se të hynim këtu. Kjo grua mund të më shkatërrojë reputacionin.

2. Çfarë ka aty poshtë?

Je me këmbët hapur para një vajze komplet të panjohur, që sado të përpiqet të të bëjë muhabet për të të hequr mendjen s’do mund ta bësh shoqe kurrë. Ajo është shkaktarja e torturës tënde më të madhe. Dhe në një moment nis të shfryjë. Çfarë ka? Çfarë nuk shkon? Ka ndonjë gjë aty poshtë? E dija që duhet të isha vizituar për mykun. Por edhe pa depiluar s’mund të ikja. Fol me mua e panjohur, më thuaj çfarë ndjen?

3. Santa Maria de Guadalupe përse muaaaa

E mban mend atë që the në fillim, që je tolerante ndaj dhimbjes? Ky rast bën përjashtim. Nuk është aspak si një shëtitje në park. Është si një xhiro e çmendur në flakët e ferrit. Ok, letra nuk po tërhiqet. Ma merr shpirtin më mirë.

4. Të lutem pusho!

Kush i ka thënë që duke folur do më bëjë të ndihem më mirë? S’di çfarë më dhemb më parë, trupi, zemra, apo besimi i thyer që kisha tek ty. Po paguaj me duart e mia torturën time më të madhe. Vetëm pusho, s’mund të mendoj për kaq shumë gjëra njëkohësisht.

5. Çfarë duhet të tërhiqja dhe njëherë?

Nuk di se çfarë përsheshi po gatuhet aty poshtë, por në një moment ajo më thotë të tërheq diçka. Përpiqem të lëviz, të kap tulet e mia të gjora, laparosem me dyllë por kjo vajzë është e gatshme të bëjë gjithçka për një bikini të kulluar si kristali.

6. Nëse vazhdon më gjatë nuk mbaj përgjegjësi për atë që mund të ndodhë!

Je kthyer mbrapa, je hapur plotësisht para zonjës së depilimit, në një mënyrë që as i dashuri apo burri i 30 viteve s’të ka parë ndonjëherë. Ajo vazhdon të ushtrojë forcë mbi qimet e tua që po fillojnë të të mungojnë dhe ti lutesh të mbarojë sa më shpejt. Ke ngrënë pak më shumë se ç’duhet në drekë, gjëja e fundit që do është ndonjë rrjedhje e pakontrolluar. Po e dimë e shpifur. Ti e mendove!

7. S’mund të përdorim mpirës?

Çdo herë të shkretë! E keni parasysh atë mpirësin që vendoset kur fryn pak buzët? Ok ju s’i fryni buzët, por është një krem mpirës që nëse qëndron 20 minuta mbi lëkurë do t’ju largojë çdo ndjesi. Pse s’mudn ta përdorim atë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miss-i me sindromën Down bën histori: Dua t’i tregoj botës si është të jesh unë
Previous article Reagon ashpër avokatja e gjeneralit të vetëvrarë kroat: Haga të përgjigjet për helmin

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT