Kërkimi që u finalizua me zbulimin e titanikut të famshëm, ishte në fakt një mision sekret amerikan për gjetjen e dy nëndetëseve të mbytura gjatë luftës së ftohtë.
Eksplorimi në shtator 1985, zbuloi anijen që ndodhej në një thellësi prej 2.5 miljesh, rreth 370 milje larg brigjeve të Newfoundland në Kanada. Duke folur për National Geographic, Ballard thotë: lufta e ftohtë është luftuar më së shumti nën det dhe pjesa më e madhe e saj nuk është bërë kurrë e njohur për popullin amerikan.
“Presidenti Reagan donte që unë të kryeja një mision për gjetjen e dy nëndetëseve të luftës së ftohtë, dhe rastësisht e fatmirësisht, mes tyre, u gjend titaniku. Më kishin mbetur vetëm 12 ditë kohë deri në përfundimin e misionit, kur unë e gjeta atë…shton Ballard. Në atë kohë, ekipi i kërkimit zbuloi foto të anijes por tha se nuk kishin plane për ta nxjerrë atë nga fundi i detit apo për të eksploruar brendësinë e saj.
Vitin që pasoi, Ballard u rikthye në vend dhe bëri 11 zhytje në një nëndetëse të vogël me vetëm tre vende. Titaniku, anija më e madhe në botë e pasagjerëve në kohën kur hyri në shërbim, ishte ndërtuar në Belfast. Ajo u mbyt në udhëtimin e saj të inaugurimit, në 1912, dhe më shumë se 1500 persona në bord, humbën jetën.


