• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“MISA A BUENOS AIRES”/ Këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie
Home
Kulturë

“MISA A BUENOS AIRES”/ Këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

23 April, 2026 s.autor Kulturë

Një projekt i ri artistik po merr formë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku tangoja nuk do të vijë thjesht si stil muzikor apo koreografik, por si një një udhëtim shpirtëror, si një eskperiencë artistike, e munguar në llojin e vet këtu në Tiranë.

“Misa a Buenos Aires” e Martin Palmer, do të vijë në datat 24- 25 Prill, me regji, të Vikena Kamenicës. Një projekt i ri ky i Kamenicës në rolin e saj si regjisore, që po shenjon fillimin e një triologjie të tërë, që do ta titullojë, “Tri Tango”.

Ky rrugëtim nis me “Misa a Buenos Aires” të Martin Palmer, një vepër e pazakontë që bashkon ritualin sakral të meshës katolike me energjinë dhe sensualitetin e tangos argjentinase. Në këtë pikënisje, tangoja shndërrohet në simbol të Shpirtit. Tingulli dhe lëvizja do të shkrihen në një gjuhë të vetme artistike. Balerinët do të vallëzojnë në skenë si zgjatim i muzikës… me koreografi të Enada Hoxhës dhe kostumografi të Ardi Asllanit. Vepra do të bëjë bashkë Orkestrën e Harqeve & Trupës së Baletit të TKOBAP, në bashkëpunim me Korin e Filharmonisë së Kosovës, dirigjuar nga Sergio Alapont.

Në njoftimet që teatri ka publikuar, thuhet se Kamenica do të jetë edhe në rolin e interpretueses. Ç’ka do të jetë një element surprizë, i konceptuar me shumë mençuri artistike… që pritet ta zbulojmë vetëm kur të jemi të ulur aty, përballë skenës ku tingujt e levizjet e “meshë tangos” të nisin të na përfshijnë në magjinë e vet. Do të jetë pikërisht ky element, ai filli lidhës i triologjisë që po nis me “Misa a Buenos Aires”, që ndryshe njihet edhe si “mesha tango”, e që do të vijojë me “Hijet” e më pas për të arritur kulmin me “Në zjarr”, si një mix tango i fuqishëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES DY PRONARËVE LOKALESH NË KORÇË/ Plagoset me thikë një person i tretë
Previous article INTERVISTA/ Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë…

s.autor

Postime të ngjashme

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT