• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIRATOHET REZOLUTA/ OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje
Home
Nderkombetare

MIRATOHET REZOLUTA/ OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

3 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të misionit paqeruajtës dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë. Rezoluta u miratua më 2 nëntor me vota unanime. I njohur si EUFOR Althea, misioni përbëhet nga rreth 1.100 ushtarë nga 20 shtete që janë dislokuar në Bosnje që nga viti 2004, dhe mandati i këtij misioni është zgjatur çdo vit.

Këtë vit, këtij misioni i skadonte mandati më 3 nëntor. Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë, Christian Schmidt, tha në raportimin e tij se EUFOR Althea, vazhdon të luajë rol vital në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Bosnjë dhe prezenca e tij është ende e nevojshme.

Ambasadorja franceze në OKB, Natalie Broadhurst, tha se prezenca e komunitetit ndërkombëtar në Bosnje është thelbësore për stabilitetin e shtetit dhe të rajonit. Ajo shtoi se autoritetet në Bosnje duhet të tregojnë vullnet për dialog dhe përfshirje në zbatimin e reformave. Sipas saj, Franca mbështet integrimin evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

EUFOR-i është pjesërisht i ngarkuar me sigurimin e rendit civil dhe respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit së bashku me përfaqësuesin e lartë, Christian Schmidt. Më shumë se 100.000 njerëz vdiqën në Luftën e Bosnjës në vitet 1992-95 e cila përfundoi me nënshkrimin nga udhëheqësit serbë, kroatë dhe boshnjakë të një paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në Dejton, Ohajo. EUFOR-i zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON Biden: Demokracia amerikane është në rrezik. Njerëzit po heshtin përballë dhunës politike
Previous article NUK NDALEN/ Borën dhe Donaldin do i shohim në ekran së bashku

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt Botë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT