• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIRATOHET LISTA E RE E BARNAVE TË RIMBURSUARA/ Koçiu: Shtohen 50 medikamente të reja, fishat e diabetit falas për…
Home
Politikë

MIRATOHET LISTA E RE E BARNAVE TË RIMBURSUARA/ Koçiu: Shtohen 50 medikamente të reja, fishat e diabetit falas për…

24 July, 2024 s.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar Lista e re e Barnave të Rimbursueshme e cila përfshin diagnoza të reja për trajtim sipas mjekimit që pacientët marrin nga mjekët e familjes.

Në deklaratën për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Koçiu theksoi se lista e barnave të rimbursueshëm është zgjeruar me 1,345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht.
Ajo bëri me dije se listës i janë shtua 50 barna dhe medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja.

Ministrja Koçiu shtoi se të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj.
Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije miratimin e një tjetër vendimi të rëndësishëm në mbështetje të gjithë qytetarëve të prekur nga diabeti, duke zgjeruar fashën e rimbursimit të fishave të diabetit për matjen e glicemisë.

“Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme,për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME PACIENTËT ME KANCER/ Sot seanca e radhës për mjekët dhe infermierët e Onkologjikut
Previous article 22-VJEÇARI E SHFRYTËZONTE PËR PROSTITUCION/ Flet nëna e vajzës: E kërcënonte, e merrte me motor nga shkolla dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT