• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIRATOHET ligji për lehtësime doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Home
Rajon

MIRATOHET ligji për lehtësime doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

1 February, 2022 F.autor Rajon

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësive doganore dhe të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave.

Projektligji për këtë marrëveshje është miratuar fillimisht në mbledhjen e 56-të të qeverisë së Kosovës, më datë 26 janar 2022.

“Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësive doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave, është miratuar në mbledhjen e 56 – të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin Nr.02/56 të datës 26.01.2022”.

Ky Ligj ka për qëllim që të ratifikojë Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësive doganore.

Në Shtojcën e këtij Ligji është e bashkëngjitur teksti i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave.

Ligji hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Gjatë muajit janar edhe  Qeveria e Shqipërisë ka miratuar  projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për zbatimin e lehtësive doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve së mallrave.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se, “marrëveshja e bashkëpunimit që miratuam sot, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës synon  zbatimin e lehtësirave reciproke të ndërsjellta në procedurat doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave”.

Sipas saj, kjo është një marrëveshje e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot kjo marrëveshje shkon në Parlament me qëllim lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve tona duke njohur të gjitha licencat që ndodhen në pikat doganore, duke unifikuar kontrollet e vetëm një vendi, duke ulur kohën e kontrollit.

Ibrahimaj tha se, “marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit dhe lehtësitë që ajo do të sjelli. Gjithashtu kjo marrëveshje njeh disa protokolle që do t’i hapin rrugë hapjes së pikave të tjera doganore të Kosovës në Republikën e Shqipërisë”. /RevistaMonitor

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI RUSI-UKRAINE/ SHBA-të largojnë personelin nga Bjellorusia
Previous article BIZNESI I TESTEVE TE COVID/ Qeveria u hapi dyert laboratorëve të paakredituar

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT