• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MIRATOHET AKTI/ Administrata me kondicioner me 21 gradë gjatë dimrit, pas orës 22:00 do…
Home
Ekonomi

MIRATOHET AKTI/ Administrata me kondicioner me 21 gradë gjatë dimrit, pas orës 22:00 do…

20 October, 2022 F.autor Aktualitet, Ekonomi

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët qeveria ka marre masa për kursimin e energjisë elektrike në kohë krize.

Në aktin normativ të dorëzuar në kuvend qeveria ka planifikuar që pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimin e jashtëm të godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvaneve.

Paralelisht me këtë kondicioneri nëpër institucionet shtetërore nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike të godinave.

Gjithashtu, dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike, në masën 15 %, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten.

 

 

Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, do të gjobitet me 50 mijë lekë.

Ky akt normativ do të jetë në fuqi për aq kohë sa zgjat periudha e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Institucioni që ngarkohet për zbatimin e këtij akti normativ është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OSHEE-së është ngritur struktura e posaçme “Task-Forca e Energjisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR 3 VITE NUK..."/ Rama: S’ka më financim për studime jashtë vendit! Ekselentëve "pagë minimale"...
Previous article ME NJË "LOOK" FANTASTIK/ Kida paralajmëron projektin e ri muzikor! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT